Bota

E 'Premtja e Zezë' nuk do të jetë ajo që pritej për britanikët! Kompania e madhe e ambalazhimeve njofton grevë

Punëtorët në DS Smith, e cila prodhon ambalazhe për markat e mëdha si Brewdog, Diageo dhe McVities, do të përshkallëzojnë protestën e tyre nësë nuk arrihet një marrëveshje sa më parë. Në total, 93 për qind e anëtarëve të GMB votuan në favor të protestës përpara të Premtes së Zezë më 26 nëntor.

7 Nëntor 2022, 14:05 Nga e.k
E 'Premtja e Zezë' nuk do të jetë ajo që pritej
DS Smith

BRITANI- Të gjithë ata që mezi po i presin uljet e Black Friday ( e Premtja e Zezë) në Britani mesa duket do të mbeten të zhgënjyer pasi punonjësit e një fabrike që bën ambalazhimin e produkteve të Amazon dhe kompanive të tjera të mëdha kanë lajmëruar një grevë për shkak se kërkojnë rritje rroge. 

Punëtorët në DS Smith, e cila prodhon ambalazhe për markat e mëdha si Brewdog, Diageo dhe McVities, do të përshkallëzojnë protestën e tyre nësë nuk arrihet një marrëveshje sa më parë. Në total, 93 për qind e anëtarëve të GMB votuan në favor të protestës përpara të Premtes së Zezë më 26 nëntor.

E 'Premtja e Zezë' nuk do të jetë ajo që pritej
Kompania DS Smith

Punëtorët në pesë lokacione, Louth në Lincolnshire, Featherstone në Yorkshire, Clay Cross, në Derbyshire, Devizes në ëiltshire dhe Livingston në Skoci kanë paraljmërua se nuk do të dalin në punë. 

"Anëtarët e DS Smith punuan gjatë pandemisë, duke ndihmuar në mbajtjen e kompanisë në këmbë në kohë të trazuara. Rezulton se kompania ishte jashtëzakonisht fitimprurëse gjatë pandemisë, tani ata duhet që të na ndihmojnë të përballojmë koston e lartë të jetëses", tha një punonjës i kompanisë.

Një grevënë DS Smith mund të ketë implikime serioze në një sërë emrash të njohur dhe jo vetëm për Amazon që merr paketimin nga kompania. Daily Mail shkruan se ka kontaktuar me kompaninë për të marrë një koment nga ana e tyre por deri më tani nuk ka marrë një përgjigje.

britani

Sondazh

Poll