7 Nëntor 2022, 13:40
Nga e.k
Pamje nga lufta
AZERBAJXHAN- Tensionet mes Armenisë dhe Azerbajxhanit janë rritur kur jemi vetëm disa orë përpara se ministri i Jashtëm armen Ararat Mirzoyan dhe homologut të tij azerbajxhanas, Jeyhun Bayramov, të ulen për një raund të ri bisedimesh paqeje të organizuar nga Sekretari i Shtetit i SHBA-ve Antony Blinken, shkruan France 24.
Me Moskën gjithnjë e më të izoluar në skenën botërore pas pushtimit të Ukrainës në shkurt, SHBA dhe BE kanë marrë një rol udhëheqës në ndërmjetësimin e bisedimeve Armeni-Azerbajxhan. Përshkallëzimi në kufi erdhi një javë pasi Presidenti rus Vladimir Putin priti kryeministrin armen Nikol Pashinyan dhe presidentin e Azerbajxhanit Ilham Aliyev për bisedime, teksa Moska kërkon të ruajë rolin e saj si ndërmjetësues midis dy ish-republikave sovjetike. Në orët e para të së hënës, forcat azerbajxhanase hapën zjarr mbi pozicionet armene “në sektorin lindor të kufirit armeno-azerbajxhan”, tha në një deklaratë ministria e mbrojtjes në Jerevan.
Deklarata tha se “nuk kishte viktima dhe situata në vijën e frontit ishte relativisht e qëndrueshme” të hënën në mëngjes. Nga ana e saj, ministria e mbrojtjes e Azerbajxhanit akuzoi forcat armene se kanë qëlluar në pozicionet e trupave të Azerbajxhanit të vendosura në disa lokacione në kufi. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, të hënën u bëri thirrje të dyja palëve që të “përmbahen nga veprimet dhe hapat që mund të çojnë në një përshkallëzim të tensioneve”. Jerevani dhe Baku zhvilluan dy luftëra për territorin e diskutueshëm të Nagorno-Karabakh, në vjeshtën e vitit 2020 dhe në vitet 1990.
Gjashtë javë luftime në vitin 2020 morën më shumë se 6,500 jetë përpara se një armëpushim i ndërmjetësuar nga Rusia t’i jepte fund armiqësive. Sipas marrëveshjes së vitit 2020, Armenia lëshoi një pjesë të territorit që kishte kontrolluar për dekada dhe Rusia vendosi paqeruajtës për të mbikëqyrur armëpushimin e brishtë. Ka pasur shkëmbime të shpeshta zjarri në kufirin e fqinjëve të Kaukazit që nga lufta e vitit 2020. Në shtator, më shumë se 280 njerëz nga të dyja palët u vranë në përleshjet e reja. Kur Bashkimi Sovjetik u shemb në 1991, separatistët etnikë armenë në Nagorno-Karabakh u shkëputën nga Azerbajxhani. Konflikti që pasoi mori rreth 30,000 jetë.
konflikti armeni-azerbajxhan armeni azerbajxhan
Bota
7 Nëntor 2022, 13:36
Peter Feldmannit
GJERMANI- Votuesit në Frankfurt kanë larguar kryetarin e qytetit Peter Feldmannit, i cili po përballet me një gjykim ...
Bota
7 Nëntor 2022, 13:28
e.k
Elon Musk
SHBA- Komisionari i Lartë për të Drejtat e Njeriut i OKB-së, Volker Turk, i ka shkruar një letër të hapur Elon...
Bota
7 Nëntor 2022, 13:14
e.k
Glauk Konjufca
KOSOVË- Kryetari i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca ka bërë me dije se 10 deputetët e Listës Serbe...
Bota
7 Nëntor 2022, 12:57
e.k
Një punonjës i ekipit mjekësor duke dezinfektuar tendën ku qëndrojnë të prekurit nga Ebola
UGANDË- Uganda ka vendos...
Bota
7 Nëntor 2022, 13:03
I.A
Aurona Pelaj
PEJË- Qendra e të moshuarve “Orenda” në Pejë është mbyllur zyrtarisht ditën e sotme. Mbylljen ...
Bota
7 Nëntor 2022, 12:52
I.A
Lista Serbe
KOSOVË- Kryetarët e katër komunave veriore, Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Leposaviç dhe Zveçan kanë d...
Bota
7 Nëntor 2022, 12:45
e.k
Joe Biden
SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Joe Biden është penguar në skenë gjatë kohës q&...
Bota
7 Nëntor 2022, 12:40
I.A
Zjarri
Një zjarr përfshiu çdo kat të një ndërtese apartamentesh 35-katëshe në Dubai afër Burj Khalifa her&eu...
Bota
7 Nëntor 2022, 12:22
I.A
Hannah Cloke
EGJIPT- Larg qendrës së aksionit në konferencën COP27 në Sharm el-Sheikh, kambanat e alarmit po bien mbi fatin e klim...
Bota
7 Nëntor 2022, 12:08
e.k
Kompleksi i vilave ku banonte Zeljko Bojaniç
TURQI- Policia turke ka arrestuar bosin e mafias serbe Zeljko Bojaniç. Ai u arrestua në...