Bota

Tensionet në veri, historia e Listës Serbe, përsëriti skenarin e 2018-së të largimit nga institucionet e Kosovës

Ata një gjë të tillë e kishin bërë edhe në dhjetor të vitit 2018, si reagim ndaj taksës së vendosur nga Qeveria e Kosovës për mallrat me origjinë nga Serbia.

7 Nëntor 2022, 12:52 Nga I.A
Tensionet në veri, historia e Listës Serbe, përsëriti
Lista Serbe

KOSOVË- Kryetarët e katër komunave veriore, Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Leposaviç dhe Zveçan kanë dhënë dorëheqje të dielën (6 nëntor), nga pozita e tyre. Përveç kryetarëve, dorëheqje kanë dhënë edhe këshilltarët në kuvendet komunale nga radhët e Listës Serbe. Gazeta Express shkruan se kjo nuk është hera e parë që kryetarët e komunave veriore japin dorëheqje nga pozita e tyre.

Ata një gjë të tillë e kishin bërë edhe në dhjetor të vitit 2018, si reagim ndaj taksës së vendosur nga Qeveria e Kosovës për mallrat me origjinë nga Serbia. Pas këtij veprimi në atë kohë presidenti Hashim Thaçi kishte shpallur zgjedhjet e jashtëzankonshme për kryetarë në katër komunat veriore, të cilat ishin caktuar të mbahen më 19 maj 2019. Për organizimin e këtyre zgjedhjeve Qeveria e Kosovës që drejtohej në atë kohë nga Ramush Haradinaj kishte ndarë 471 mijë euro.

Haradinaj kishte deklaruar se zgjedhjet e 19 Majit 2019, për pushtetin lokal në komunat veriore të Kosovës konfirmojnë përpjekjet për paqe të qëndrueshme, stabilitet dhe prosperitet të të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovën. Ndryshe është hera e parë që deputetët e Listës serbe kanë dorëzuar mandatet e tyre në Kuvendin e Kosovës. Ata një gjë të tillë e bënë të hënën më 7 nëntor 2022. 

Tensionet në Veri të Kosovës kanë nxitur një tjetër ngërç në marrëdhëniet mes vendeve. Lista Serbe paralajmëroi se do të tërhiqej nga të gjithë institucionet në veri. Të shtunën ishin efektivët serbë në Policinë e Kosovës në Mitrovicë ata që dorëzuan detyrën dhe në shenjë simbolike hoqën uniformat. Ndërkohë ditën e sotme ata dorëzuan armët pranë Rajonit të Policisë në Zveçan ndërsa Lista Serbe dorëzoi mandatet në Kuvendin e Kosovës. Qeveria e Kosovës ka deklaruar që nuk do të heqë dorë nga marrëveshja për targat, ndërkohë që SHBA dhe BE kanë mbërë thirrje për maturi duke dënuar veprimet e Serbisë në Veri.

tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll