Aktualitet

Aksident në superstradën Lezhë-Shkodër, përplasen dy makina, 1 grua e lënduar

Aksidenti ka ndodhur në afërsi të kryqëzimit të Gjadrit, ku dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën. 

7 Nëntor 2022, 09:34 Nga I.A
Aksident në superstradën Lezhë-Shkodër, përplasen
Foto Ilustruese

LEZHË- Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në superstradën Lezhë-Shkodër. Aksidenti ka ndodhur në afërsi të kryqëzimit të Gjadrit, ku dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën. 

Nga përplasja e makinave ka mbetur e lënduar një gua, ndërkohë që dëmet materiale janë të shumta. E lënduara është dërguar në spitalin e Lezhës për të marrë ndihmë mjekësore.   

Shkaku i aksidentit ende nuk dihet, ndërkohë që në vendngjarje ka shkuar policia së bashku me grupin hetimor për zbardhjen e ngjarjes. 

aksident ne superstraden leshe-shkoder

Sondazh

Poll