Aktualitet

Hajdutët kthehen në 'makth' për bizneset celulare në Vlorë, grabiten disa celularë

Hajdutët kanë shgjetuar edhe bizneset, ku mëngjesin e sotëm mësohet se është grabitur një dyqan telefonazh në bulevardin "Ismail Qemali".

7 Nëntor 2022, 09:04 Nga a.l
Hajdutët kthehen në 'makth' për bizneset celulare
Grabitet dyqani i telefonave

VLORË- Një dyqan telefonash është grabitur orët e para të mëngjesit të sotëm në Vlorë. Biznesi ndodhej në bulevardin "Isamil Qemali". Mësohet se hajdutët kanë vjedhur nga dyqani, disa telefona dhe pajisje të tjerë teknologjike dhe më pas janë larguar.

Deri më tani identifikimi i autorëve nuk është bërë ende, ndërsa policia pritet të zbardhë pamjet filmike nga biznesi ose banesat përreth për të bërë të mundur identifikimin dhe më pas arrestimin e tyre. Grabitjet e banesave dhe bizneseve në disa zona të Vlorës janë kthyer në një shqetësim të madh për qytetarët./ Dosja.al

 

grabitet dyqani i celulareve ne vlore

Sondazh

Poll