Aktualitet

Para pak kohe kishte dalë nga burgu, 40-vjeçari shqiptar tenton të përdhunojë të renë në Greqi, e rrahu kur ajo rezistoi

40-vjeçari u arrestua në orët e para të së dielës (11/6) pas sulmit ndaj 20-vjeçares në rrugën Mystra teksa po kthehej nga një festë.

7 Nëntor 2022, 08:39 Nga I.A
Para pak kohe kishte dalë nga burgu, 40-vjeçari shqiptar tenton
Foto Ilustruese

GREQI- Një shqiptar ështrë arrestuar në Greqi për përdhunim. Protothema shkruan se  shqiptari u arrestua për tentativë përdhunimi si dhe rrahje brutale të një 20-vjeçareje nga autoritetet greke. 40-vjeçari u arrestua në orët e para të së dielës (11/6) pas sulmit ndaj 20-vjeçares në rrugën Mystra teksa po kthehej nga një festë.

Sipas informacioneve, autori shqiptar i është afruar 20-vjeçares dhe ka tentuar ta përdhunojë, por vajza ka rezistuar dhe për pasojë i arrestuari e ka rrahur shumë keq. Pas sulmit që ka marrë, 20-vjeçarja është dërguar në Spitalin e Përgjithshëm Shtetëror të Nicës ku i është dhënë ndihma e parë dhe i është nënshtruar analizave. 40-vjeçari ishte liruar nga burgu pak kohë më parë teksa vuante dënimin për vepra seksuale.

Bëhet e ditur se para arrestimit të shqiptarit ka pasur edhe dy denoncime të tjera nga gra për tentativë përdhunimi në të njëjtën zonë. Punonjësit e policisë në ngarkim të rastit kanë njoftuar dy femrat që kanë bërë denoncimin, i kanë treguar 40-vjeçarin, por asnjëra prej tyre nuk e ka njohur me siguri.

 

arrestohet shqiptari ne greqi

Sondazh

Poll