Politike

Berisha: S’do pranojmë kurrë guvernatorë në këtë vend. Soros njeriu më i rrezikshëm i mafies politike botërore!

Teksa po bisedonte me banorët e Astirit, Kombinatit dhe Unazës, Berisha ka theksuar se Soros ka pasur një projekt asgjesimi për Partinë Demokratike.

5 Nëntor 2022, 20:38 Nga I.A
Berisha: S’do pranojmë kurrë guvernatorë në
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka deklaruar se George Soros është një nga njerëzit më të rrezikshëm të mafjes politike botërore. Teksa po bisedonte me banorët e Astirit, Kombinatit dhe Unazës, Berisha ka theksuar se Soros ka pasur një projekt asgjesimi për Partinë Demokratike. Po ashtu Berisha shtoi se këtë e solli për treguar se në çfarë kushtesh të vështira është rithemeluar Partia Demokratike.

"Jemi përballur me njërin prej njerëzve më të rrezikshëm të mafies politike, botërore, George Soros. Ai kishte projekt asgjësimin e PD, shndërrimin e saj në një shtojcë të partisë së Edi Ramës, kjo është e vërteta. Dy ditë më parë guvernatori republikan i Floridës, De Santis, i thotë Sorosit se ti je një armik që po kërkon të shkatërrosh Amerikën, unë të shpall luftë dhe do të të shkatërroj. Ua solla këtë shembull për të realizuar vetë se në çfarë kushtesh u rithemelua dhe u ngrit fuqishëm PD. Ne jemi parti që kemi hapur Shqipërinë, jemi parti që kemi shënuar të gjitha arritjet e derisotme të saj në rrugën e integrimit, nga anëtarësimi në KiE, NATO, vizat dhe marrja e statusit të kandidatit në BE. I arritëm me vështirësi, por bëmë gjithçka që shteti të funksiononte, ekonomia të funksiononte, të drejtat të respektoheshin. U jemi shumë mirënjohës partnerëve tanë ndërkombëtarë. Nuk kemi asnjë tendencë ksenofobie, por sot dhe kurrë, e deklaroj këtu publikisht guvernatorë në këtë vend nuk do të deklarohen sa kohë të jetë Partia Demokratike në pushtet," tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll