Sport

Premier League/ Derbi i Londrës shkon për Arsenal, goli i Gabriel Jesus mposht Chelsean, Xhaka nuk i ndahet 'sherrit'

Në derbin më të shumëpritur të Londrës, Arsenal triumfon, duke mposhtur Chelsean me shifrat 1-0.

6 Nëntor 2022, 15:38 Nga DOSJA

Premier League/ Derbi i Londrës shkon për Arsenal, goli i Gabriel

ITALI- Në derbin më të shumëpritur të Londrës, Arsenal triumfon, duke mposhtur Chelsean me shifrat 1-0. Një Arsenal perfekt për të mos thënë aspak, i cili dominon gjatë gjithë lojës. Topçinjtë e filluan më mirë takimin duke u bërë të rrezikshëm në minutën e 10-të me një goditje nga White.

Ndeshja në gjysmë ore lojë nuk e ndryshon rezultatin, edhe nëse blutë fillojnë të shtyjnë në fazën sulmuese. Pjesa e parë përfundon pa gol. Me kthimin në fushë historia nuk ndryshon, miqtë rritën ndjeshëm ritmin e lojës dhe mbyllin në gjysmë fushe Chelsean.

Në minutën e 63' Gabriel Jesus do të shënonte golin e vetëm dhe të fitores. Chelsea provoi të zgjohej sidomos pas aktivizimit të Armando Brojës në minutën e 64-të, por blutë nuk arritën të gjenin rrjetën.

Pas kësaj fitoreje, të besuarit e trajnerit Mikel Arteta rikthehen në krye të Premier League me 34 pikë, dy më shumë se Manchester City. Nga ana tjetër, pas kësaj disfate, Chelsea mbetet në vendin e shtatë me 21 pikë.

E.Ç (Dosja.al)

arsenal chelsea

Sondazh

Poll