Sport

Derbi botëror! Tifozë nga 113 vende dhe rekord parash të arkëtuara, Roma-Lazio është sfida e vitit

Do të jetë një derbi botëror. Roma-Lazio një sfidë që askush nuk dëshiron ta humbasë, në Itali dhe në botë.

6 Nëntor 2022, 14:38 Nga DOSJA

Derbi botëror! Tifozë nga 113 vende dhe rekord parash të

ITALI- Do të jetë një derbi botëror. Roma-Lazio një sfidë që askush nuk dëshiron ta humbasë, në Itali dhe në botë. Mbi 62,000 tifozë në tribuna dhe pothuajse 250 gazetarë do të jenë, duke përfshirë shtypin, radion dhe TV, të cilët do të komentojnë ndeshjen në Lindjen e Mesme, Europë, Amerikën e Veriut dhe Oqeani. Të gjitha biletat janë shitur dhe ky derbi ka regjistruar paratë më të larta ndonjëherë.

Si dëshmi e interesit të jashtëzakonshëm që ngjall derbi, është një fakt: 62 mijë shikuesit që do të jenë në tribunat e Olimpico-s do të vijnë nga 113 vende! Edhe tribuna e shtypit do të jetë e mbushur plot. Mediat janë akredituar nga gjysma e Evropës, Shtetet e Bashkuara, Abu Dhabi, madje edhe nga Australia.

E.Ç (Dosja.al)

roma lazio

Sondazh

Poll