Bota

"Jemi këtu", shqiptarët në Veri i kundëpërgjigjen tubimit serb me flamuj të Kosovës dhe ata kuq e zi

Njëri nga organizatorët e këtij aktiviteti, tha për T7 se me këtë veprim duan të tregojnë se shqiptarët janë aty dhe nuk kanë ndërmend të largohen nga qyteti.

6 Nëntor 2022, 13:32 Nga d.a.
"Jemi këtu", shqiptarët në Veri i
Mitrovice

KOSOVË- Shqiptarët që banojnë në Mitrovicën e Veriut kanë vendosur flamujt e Kosovës dhe Shqipërisë gjatë rrugëve në “Lagjen e Boshnjakëve”.

Njëri nga organizatorët e këtij aktiviteti, tha për T7 se me këtë veprim duan të tregojnë se shqiptarët janë aty dhe nuk kanë ndërmend të largohen nga qyteti.

“I kemi qitë flamujt me tregu që jemi këtu, nuk jemi duke shku”, tha ai.

Ndërkohë pak minuta më parë ka përfunduar tubimi i serbëve, i thirrur nga Lista Serbe,  pranë shtatores së Car Lazarit me flamuj serbë në duar e duke kënduar këngë nacionaliste. 

Kreu i Listës Serbe Goran Rakiç ka vendour që të dalë nga institucinet e Republikës së Kosovës. Ky vendim ka ardhur pas takimit që kanë mbajtur me të gjithë ata që punojnë në institucionet e Republikës së Kosovës. Serbët këtë vendim e kanë marrë si shenjë revolte ndaj vendimit të kryeministrit Kurti për targat dhe për vendimin për suspendimin e drejtorit rajonal të Policisë në veri, Nenad Gjuriç.


tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll