Bota

"Nuk duam konflikt, por kështu nuk vazhdohet", nis tubimi i serbëve në Mitrovicë, flamujt dhe pankarta shfaqen kudo(FT)

Pranë monumentit është ngritur një skenë nga e cila do të flasin folësit, e gjithë Mitrovica është mbuluar me flamuj serb dhe një trengjyrësh serbe është shtrirë në gjatësinë e saj në një ndërtesë afër.

6 Nëntor 2022, 12:07 Nga d.a.
"Nuk duam konflikt, por kështu nuk vazhdohet", nis tubimi i
Tubimi ne Serbi

KOSOVË- Në pjesën veriore të Mitrovicës sapo ka filluar një tubim te Monumenti i Princ Llazarit i organizuar nga Lista Serbe pas dorëheqjes nga institucionet e Kosovës.

Sipas mediave serbe, pranë monumentit është ngritur një skenë nga e cila do të flasin folësit, e gjithë Mitrovica është mbuluar me flamuj serb dhe një trengjyrësh serbe është shtrirë në gjatësinë e saj në një ndërtesë afër.

Një numër i madh i serbëve dolën në rrugë me pankarta dhe flamuj të Serbisë, madje një prej tyre shfaqte Princin Llazar dhe mesazhin: Nuk ka kthim nga këtu.

Përfaqësuesit e serbëve nga veriu i Kosovës, pas takimit në Zveçan, vendosën të largohen nga të gjitha institucionet politike, Kuvendi dhe qeveria e administratës së përkohshme në Prishtinë, si dhe katër komunat në veri të Kosovës dhe autoritetet gjyqësore, policia dhe administrata, për shkak të lëvizjeve të fundit të Prishtinës. Një grup policësh hoqën uniformat.

 

  

 

 

 

 

 

 

 



Në pjesën veriore të Mitrovicës sot në mesditë do të mbahet një takim i madh publik te Monumenti i Princ Llazarit.

tensione në veri të kosovës dorehiqet lista serbe

Sondazh

Poll