Bota

‘Putini në Kosovë’, në tubimin e mbajtur në Mitrovicën e Veriut nuk mungojnë dhe pankartat proruse

Gjatë tubimit të mbajtur ditën e sotme në Mitrovicë të Veriut janë shfaqur posterët me mbishkrimin “Putini në Kosovë” së bashku me flamurët rusë, krah atyre serb.

6 Nëntor 2022, 13:22 Nga d.a.
‘Putini në Kosovë’, në tubimin e mbajtur në
Pankarta me Putin

KOSOVË- Ka përfunduar pa incidente tubimi i organizuar nga Lista Serbe në Mitrovicën e Veriut ku liderë të saj mbajtën fjalën me rradhë duke akuzuar Kosovën për diskriminim dhe duke bërë thirrje për krijimin e Asosacionit.

Gjatë tubimit të mbajtur ditën e sotme në Mitrovicë të Veriut janë shfaqur posterët me mbishkrimin “Putini në Kosovë” së bashku me flamurët rusë, krah atyre serb.

 Serbia njihet për raportin e saj të ngushtë me Rusinë ku edhe pas nisjes së luftës në Ukrainë ajo nuk i është bashkuar sanksioneve të Perëndimit kundër Moskës. Edhe pse e ka dënuar luftën në Ukrainë dhe ju bashkua rezolutës së OKB-së kundër Rusisë, Serbia nuk pranon që ta sanksionojë atë, madje në Samitin e fundit të OKB ministrat serbë nënshkruan disa marrëveshje bashkëpunimi.

Tubimi u mbajt para monumentit të Car Llazarit, ndërsa zyrtarët serbë bënë thirrje njëri pas tjetrit se shteti i tyre i vetëm është Serbia dhe presidenti Aleksandër Vuçiç.

Kreu i Listës Serbe Goran Rakiç ka vendour që të dalë nga institucinet e Republikës së Kosovës. Ky vendim ka ardhur pas takimit që kanë mbajtur me të gjithë ata që punojnë në institucionet e Republikës së Kosovës. Serbët këtë vendim e kanë marrë si shenjë revolte ndaj vendimit të kryeministrit Kurti për targat dhe për vendimin për suspendimin e drejtorit rajonal të Policisë në veri, Nenad Gjuriç.

tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll