Bota

Tensionet në veri, Sveçla viziton pikat kufitare me Serbinë: Jemi në gatishmëri të të gjithë qytetarëve të Kosovës

Në një postim në Facebook Sveçla u shpreh se të gjithë pjesëtarët e policisë së Kosovës po përmbushin detyrën e tyre për të mbrojtur çdo qytetar të Republikës së Kosovës.

6 Nëntor 2022, 12:48 Nga d.a.
Tensionet në veri, Sveçla viziton pikat kufitare me Serbinë:
Svecla

KOSOVË-Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla ka shkuar në veri të vendit ku ka zhvilluar takime me pjesëtarët e Policisë së Kosovës atje.

Në një postim në Facebook Sveçla u shpreh se të gjithë pjesëtarët e policisë së Kosovës po përmbushin detyrën e tyre për të mbrojtur çdo qytetar të Republikës së Kosovës.

"Sot isha për vizitë në pikën kufitare në Bërnjak, në stacionin policor të kufirit në Bërnjak dhe në stacionin policor të policisë kufitare në Jasenovik. Gjithë pjesëtarët e Policisë së Kosovës me përkushtim janë duke përmbushur detyrat e tyre zyrtare duke siguruar ambient të qetë dhe shërbime për të gjithë qytetarët, si në pikat kufitare ashtu edhe brenda gjithë territorit të Republikës së Kosovës. Policia e Kosovës është e të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës. Si e tillë, ajo do të vazhdojë të kryejë misionin e saj me gatishmëri të plotë në shërbim të të gjithë qytetarëve tanë pa asnjë dallim."-ka shkruar Sveçla.

Kreu i Listës Serbe Goran Rakiç ka vendour që të dalë nga institucinet e Republikës së Kosovës. Ky vendim ka ardhur pas takimit që kanë mbajtur me të gjithë ata që punojnë në institucionet e Republikës së Kosovës. Serbët këtë vendim e kanë marrë si shenjë revolte ndaj vendimit të kryeministrit Kurti për targat dhe për vendimin për suspendimin e drejtorit rajonal të Policisë në veri, Nenad Gjuriç.

tensione në veri të kosovës xhelal sveçla

Sondazh

Poll