Bota

Vuçiç pas telefonatës me ministrin italian: E informova se Kosova po kërcënon paqen dhe stabilitetin në rajon

Në një postim në Facebook Vuçiç u shpreh se i shpjegoi ministrit pikpamjet e Serbisë në lidhje me zhvillimet e fundit në veri të Kosovës.

6 Nëntor 2022, 13:11 Nga d.a.
Vuçiç pas telefonatës me ministrin italian: E informova se
Tajani dhe Vucic

SERBI- Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka komentuar telefonatën e zhvilluar me ministrin e punëve të jashtme italiane Antonio Tajani në lidhje me situatën e ktijuar në veri të Kosovës.

Në një postim në Facebook Vuçiç u shpreh se i shpjegoi ministrit pikpamjet e Serbisë në lidhje me zhvillimet e fundit në veri të Kosovës.

"Serbia, si deri më tani, do të veprojë me seriozitet dhe përgjegjësi, duke respektuar obligimet dhe vendosmërinë e saj për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit, të cilën Prishtina e kërcënon me aktet dhe veprimet e saj të njëanshme."-shkruan Vuçiç.

Kreu i Listës Serbe Goran Rakiç ka vendour që të dalë nga institucinet e Republikës së Kosovës. Ky vendim ka ardhur pas takimit që kanë mbajtur me të gjithë ata që punojnë në institucionet e Republikës së Kosovës. Serbët këtë vendim e kanë marrë si shenjë revolte ndaj vendimit të kryeministrit Kurti për targat dhe për vendimin për suspendimin e drejtorit rajonal të Policisë në veri, Nenad Gjuriç.

tensione në veri të kosovës aleksander vucic antonio tajani

Sondazh

Poll