Bota

Tensionet në veri, digjet ndërtesa në pronësi të një polici serb në Leposaviq

Sipas Policisë, rasti është duke u hetuar, ashtu sikurse rastet tjera të zjarrvënieve, që janë orientuar në javët e fundit ndaj pronave private.

6 Nëntor 2022, 12:35 Nga d.a.
Tensionet në veri, digjet ndërtesa në pronësi të
Policia e kosoves

KOSOVË- Policia e Kosovës ka njoftuar se në orët e hershme të mëngjesit të 6 nëntorit, është djegur një objekt i një zyrtari policor serb në Leposaviq.

Sipas Policisë, rasti është duke u hetuar, ashtu sikurse rastet tjera të zjarrvënieve, që janë orientuar në javët e fundit ndaj pronave private.

Ky lajm vjen një ditë pas vendimit të Listës Serbe – partisë më të madhe të serbëve në Kosovë – për t’u larguar nga institucionet e Kosovës.

Paralajmërimet e Listës Serbe për largim nga institucionet e Kosovës kanë ardhur pas vendimit të autoriteteve të Kosovës për suspendimin e drejtorit të Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Nenad Gjuriq, i cili ka refuzuar që të zbatojë vendimin e Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave që kanë targa të lëshuara nga Serbia në RKS - Republika e Kosovës.

Goran Rakiq, kryetari i Listës Serbe, ka thënë më 5 nëntor se vendimi për largim nga institucionet do të zbatohet deri në momentin kur Qeveria e Kosovës të tërheqë vendimin për riregjistrim të makinave dhe të respektojë marrëveshjet e Brukselit.

Në javët e fundit janë shtuar incidentet në veri të Kosovës, që kryesisht kanë cak serbët që po riregjistrojnë makinat në RKS. /REL/

tensione në veri të kosovës policia e kosoves

Sondazh

Poll