Aktualitet

VIDEO- Deklarata e Braverman, 'shpërthejnë' shqiptarët në rrjetet sociale: Ke nevojë për armik, po s'jemi ne! Na ktheni Duan, Ritën dhe Beben...

Shqiptarët që jetojnë dhe punojnë në Mbretërinë e Bashkuar kanë reaguar me qetësi dhe ironi për deklaratat e sekretares.

6 Nëntor 2022, 11:32 Nga A.B
VIDEO- Deklarata e Braverman, 'shpërthejnë' shqiptarët
Shqiptaret ne Tik Tok

TIRANË- Etiketimi 'kriminel' për shqiptarët nga sekretarja e brendshme britanike Suella Braverman është dënuar ashpër nga shqiptarët në rrjetet sociale. Në rrjetin social 'Tik Tok', shqiptarët që jetojnë dhe punojnë në Mbretërinë e Bashkuar kanë shprehur indinjatën e tyre, disa me qetësi e të tjerë me ironi.

Ja disa nga reagimet në VIDEOT më poshtë:

'Ku i shikoni kriminelët, ne punojmë. Nëse vendos 1 gisht tek shqiptarët, tre i ke të drejtuar nga ty'- thotë Enzo Kola në videon e ndarë në Tik Tok, e cila ka marrë mbi 34 mijë pëlqime dhe mbi gjysmë milioni shikime.

'Sipas teje, kriminelët janë shqiptarë. Por e di se cili është nacionaliteti i arrestuar më së shumti në Britani, jo shqiptarët. Por britanikët. Për ty, që të thuash atë nuk ka kuptim. Vetëm sepse të duhet një armik, nuk do të thotë se ne do të bëhemi për ty. Ne kemi kontribuar në këtë shoqëri dhe nuk kemi kërkuar kurrë asgjë'- thotë shqiptari tjetër me username: E-demja.

Një tjetër faqe në Tik Tok, shkruan: Nëse nuk i doni shqiptarët në Angli na ktheni Dua Lipën, Rita Orën, Bebe Rexhën e shumë të tjerë.

@tiziana.socialmedia Nese nuk i doni???????? ne Angli na ktheni Dua Lipen, Rita Oren, Bebe Rexhen e shume te tjere ???? #suellabraverman #uk #albanianinuk ♬ original sound - tiziana/socialmedia

Një tjetër shqiptar, i cili shihet se është në punë i drejtohet Braverman: Përshëndetje Suela. Jam kriminel, kriminel i madh. Jam këtu me vëllezërit e mi po kryejmë një krim të madh. Faleminderit që më quajte kriminel'

Këto reagime në rrjet vijnë pas shkrimeve që po bëhen për shqiptarët. Emigrantët shqiptarë janë tema kryesore e mediave britanike ditët e fundit, gjë që ka sjellë dhe një përplasje të ashpër mes kryeministrit Edi Rama dhe Sekretares së Brendshme Britanike, Suella Braverman. Ajo tha vetëm pak ditë më parë se shqiptarët po sillnin kriminalitet në Britani dhe se duheshin larguar sa më shpejt nga vendi. Ndërsa Rama theksoi se nuk mund ta toleronte reagimin e Braverman, të cilin e konsideroi ‘të çmendur’ dhe një sjellje që ushqen ksenofobinë. Ai i bëri thirrje që të ndalojë 'diskriminimin' ndaj shqiptarëve në përpjekje për të justifikuar dështimet e politikave në Britani.

shqiptaret ne angli

Sondazh

Poll