Aktualitet

Protesta për pronat në Bërxullë, tensione mes qytetarëve dhe policisë: Nuk e ul gishtin, do ju padis në SPAK!

Banorët paralajmërojnë bllokimin e rrugës që të çon drejt Rinasit, por kjo tentativë e tyre ka hasur në rezistencën e policisë.

6 Nëntor 2022, 10:42 Nga A.B
Protesta për pronat në Bërxullë, tensione mes
Protesta

TIRANË- Me tensione është shoqëruar protesta e sotme në Bërxullë, aty ku banorët kanë dalë në kundërshtim për projektin e rrugës Thumanë-Kashar. Ata janë përplasur me policinë, e cila nuk i lejon që të kalojnë në rrugë. Një prej tyre, paralajmëroi policët se çështja mes tyre do të shkojë deri në SPAK. 

'Mos e prek, nesër do ju padis, mbaje mend, nuk e ul gishtin, mos e prek fëmijën. Do ju padis nesër në SPAK, jam në tokën time dhe kjo nuk është rrugë nacionale, se kjo rrugë do prishet. '- thotë qytetari.

​Banorët e Bërxullës prej ditësh vijojnë protestat duke kërkuar të marrin kompensimin e pronave që preken nga projekti i rrugës Thumanë-Kashar. Ata paralajmërojnë bllokimin e rrugës që të çon drejt Rinasit, por kjo tentativë e tyre ka hasur në rezistencën e policisë.

proteste ne berxulle

Sondazh

Poll