Politike

Mungon "prekja" e Amerikës tek zyra e Berishës. Në secilin krah ka Skënderbeun dhe Nënë Teresën, s'mungon flamuri i BE

Sali Berisha zgjodhi që të komunikonte nga zyra e tij në selinë blu, e jo nga ajo tjetra personale që ka në një zonë tjetër të kryeqytetit.

5 Nëntor 2022, 16:19 Nga k.m.
Mungon "prekja" e Amerikës tek zyra e Berishës. Në
Sali Berisha

TIRANË- Mesditën e sotme, në orën 12:00, kryedemokrati Sali Berisha doli në një komunikim live me qytetarët dhe ndjekësit e tij në rrjetet sociale. Këtë të shtunë, ditë pushimi, Berisha zgjodhi që të komunikonte nga zyra e tij në selinë blu, e jo nga ajo tjetra personale që ka në një zonë tjetër të kryeqytetit. E sigurisht nuk kishin sesi të mungonin detajet, dhuratat dhe librat pas tij.

Mungon "prekja" e Amerikës tek zyra e Berishës. Në

Nuk mundonte Skënderbeu, heroi kombëtar, i cili ishte vendosur në krah të djathtë, ndërsa nga ana tjetër Nënë Tereza. Po ashtu, nuk mungojnë as libra për figura të ndryshme politike (sigurisht të djathta), si psh. një për Margaret Thatcher dhe një tjetër për Jacques René Chirac. Dy liderët historikë të së djathtës në Mbretërinë e Bashkuar dhe në Francë. Në tavolinë gjithashtu edhe një flamur i Bashkimit Europian, por mungon një për Shtetet e Bashkuara të Amerikës. E vetmja shenjë, duket se është një libër për shoqërinë "Vatra". Shenja të tjera s'ka.

sali berisha berisha 5 nentor 2022

Sondazh

Poll