Politike

Socialistët mund të hiqen si demokratë për Primaret, Berisha: Nuk e përjashtoj si mundësi

Sali Berisha tha se nuk e përjashton si mundësi që socialistët të kamuflohen si demokratë dhe të votojnë.

5 Nëntor 2022, 12:39 Nga k.m.
Socialistët mund të hiqen si demokratë për Primaret,
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka pranuar se mund të ketë ndërhyrje në procesin e Primareve. Në një bashkëbisedim live me ndjekësit e tij, numri një i PD-së, Berisha tha se nuk e përjashton si mundësi që socialistët të kamuflohen si demokratë dhe të votojnë. Megjithatë nuk ka treguar sesi mund të ndalen socialistët. 

Socialistët mund të hiqen si demokratë për Primaret, Berisha: Në eksperimentin e parë që ne bëmë, me primaret, me zgjedhjet e kryetarëve të degëve, mund t’u them se suksesi i procesit ishte i plotë. Me ndonjë përjashtim tepër të rrallë. Primaret nuk sollën përçarje dhe unë vlerësoj shumë të gjithë ata që morën pjesë dhe mbajtën qëndrim fisnik ndaj rezultateve. Shpresoj që kjo do ndodhë akoma më shumë dhe akoma më bukur në këtë garë, e para e kësaj natyre në Shqipëri. Në vitin 2000 ne zhvilluam primare, ato që i quajtëm konventa, por e vërteta është se kandidaturat përcaktoheshin nga kryesia dhe kryetari, çka nuk do ndodhë. Unë mendoj se ne po bëjmë hapin e duhur. Duhet të bëjmë gjithçka që simpatizantët tanë të votojnë. Duhet të bëjmë gjithçka që asnjë anëtar dhe simpatizant i saj të mos mbetet pa votuar. Natyrisht do ketë pa diskutim, nuk e përjashtoj që të ketë qytetarë dhe individë që nuk vijnë me të njëjtin qëllim në ato votime, por ato nuk mund të prishin tërësinë e tyre.

sali berisha berisha 5 nentor 2022

Sondazh

Poll