Politike

Rama sfidon emigrantët: Hajdeni dhe shikojeni sa mund të fitoni në tokën shqiptare!

Duke folur nga Mallakstra kreu i ekzekutivit tha se pse duhet që një i ri nga Mallakstra të punojë në Greqi në vend që të qëndrojë këtu ku ka dhe tokën e vet dhe jo të punojë për të tjerët.

5 Nëntor 2022, 13:24 Nga e.k
Rama sfidon emigrantët: Hajdeni dhe shikojeni sa mund të fitoni
Edi Rama

MALAKASTËR- Kryeministri Edi Rama ka sfiduar sërish të rinjtë që emigrojnë jashtë vendit që të kthehen dhe të shikojnë sesa mund të fitojnë këtu në krahasim me aty ku janë. Duke folur nga Mallakstra kreu i ekzekutivit tha se pse duhet që një i ri nga Mallakstra të punojë në Greqi në vend që të qëndrojë këtu ku ka dhe tokën e vet dhe jo të punojë për të tjerët.

"Me një projekt të thjeshtë mund të ndërtojë një destinacion ku mund ta ketë plot e përplot me turistë gjatë gjithë vitit dhe të garantojë të ardhura që janë shumë më të mëdha se të ardhurat që mbledh jashtë duke punuar për të tjerët.Sot eksportojmë më shumë, por mund të bëjmë shumë më tepër", tha Rama.

Edi Rama: Sot jemi pjesë e një bote që është në luftë. Kërkohet vullneti për tu bashkuar dhe secili në këtë bashkim mban pjesën e vet. Është një bashkim ku secili vjen me madhësinë e vet dhe merr edhe të ardhurat.  Pse duhet të shkojë një i ri nga Mallakastra në Greqi të punojë për të tjerët, duke pasur këtu tokën e vet dhe tokën e gjyshit. Me një projekt të thjeshtë mund të ndërtojë një destinacion ku mund ta ketë plot e përplot me turistë gjatë gjithë vitit dhe të garantojë të ardhura që janë shumë më të mëdha se të ardhurat që mbledh jashtë duke punuar për të tjerët.Sot eksportojmë më shumë, por mund të bëjmë shumë më tepër. Ama këto eksporte janë produkte të njerëzve që po ia shohin hajrin punës në bujqësi. Ne duam të arrijmë në 1 miliard eksporte në fund të kësaj dekade. Unë i sfidoj ata që punojnë në Greqi dhe Itali të shikojnë sa marrin atje nga italianët dhe grekët dhe të shikojnë se sa marrin në fushën e Lushnjës. Tha njëri në Lushnje ne nuk i deklarojmë pagat se janë më të larta që japim

edi rama

Sondazh

Poll