Politike

"SHIK-si kërkon rritje page", Rama nuk i ndahet Kovaçit: Thanë do futemi në grevë urie dhe në fund ikën

Rama e quajti atë një SHIK-s që kërcënon se do të futet në grevë urie për rritje page ndërkohë që sipas tij pedagogët kanë përfituar rritjen më të lartë dhe paguhen mirë.

5 Nëntor 2022, 13:26 Nga e.k
"SHIK-si kërkon rritje page", Rama nuk i ndahet Kovaçit:
Edi Rama

MALLAKASTËR- Kryeministri Edi Rama i është rikhyer sërish sot protestës së pedagogëve ku nuk kurseu akuzat ndaj kreut të Sindikatës së Pedagogëve Sandër Kovaçi. Rama e quajti atë një SHIK-s që kërcënon se do të futet në grevë urie për rritje page ndërkohë që sipas tij pedagogët kanë përfituar rritjen më të lartë dhe paguhen mirë. Kreu i qeverisë tha se njerëz të tillë nuk mund të jenë pedagogë pasi sipas tij nuk kanë çfarë të ju mësojnë të rinjve.

Edi Rama: Nuk mundet dot që të pranojmë që atyre që u rritet paga atyre qu u rritet më shumë, pedagogët e univeristetit duam dhe më shumë. Nuk mund ta pranojmë. Aq më tepër kur kërkon një SHIK-s, e patë si tha do futemi në grevë urie për rritje pagash, pastaj thanë që presidenti të na garantojë jetën. Pastaj kërkuan nga komuniteti ndërkombëtar mbrojtje nga kërcënimi pastaj në fund fare ikën. Si mund të jenë pedagogë ata, nuk janë shumica. Çfarë mund të ju mësojnë brezit të ri ata.

edi rama

Sondazh

Poll