Politike

A do e përjashtojë grupin e Alibeajt nëse gjykata i jep logon e PD? Berisha paralajmëron: Do bëjnë ‘vetëvrasje’

Sali Berisha tha se do të mbështesin hapur çdo deputetë që ka për qëllim fitoren e PD-së.

5 Nëntor 2022, 13:44 Nga k.m.
A do e përjashtojë grupin e Alibeajt nëse gjykata i jep logon e
Sali Berisha

TIRANË- Numri një i Partisë Demokratike, Sali Berisha është shprehur se çdo deputet i grupit të Enkeled Alibeajt ka vendin e tij në Partinë Demokratike, por paralajmëroi se ata që i lejojnë vetes të përdoren nga kryeministri Edi Rama, do të kryejnë vetëvrasje politike. Në një bashkëbisedim me qytetarët, Berisha tha se do të mbështesin hapur çdo deputetë që ka për qëllim fitoren e PD-së.

“Rama po mban peng flamurin e PD, ata që i lejon vetes të përdoren nga Rama bëjnë një suicide fatale. Çdo deputet ka vendin në PD, nëse ndjekin Ramën është zgjedhje e tyre. Jemi demokratë kemi tolerancë, nuk ka një parti ku kryetari të jetë i admiruar nga të gjithë drejtuesit apo anëtarësia. Ju garantoj se mbesim të hapur ndaj të gjithë deputetëve të cilët i kanë qëllim fitoren e PD dhe jo të Ramës,"- tha Berisha.

sali berisha berisha 5 nentor 2022

Sondazh

Poll