Politike

Ish-kryeministri jep zgjidhjen e tij për tokat djerrë, Berisha: Duhet ligji i të dhjetave

Sali Berisha, sot tha se ka një zgjidhje të tijën që do të ishte efikase më shumë sesa gjobitja e fermerëve.

5 Nëntor 2022, 15:47 Nga k.m.
Ish-kryeministri jep zgjidhjen e tij për tokat djerrë, Berisha: Duhet
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha duket se është kundër idesë së kryeministrit Edi Rama që parashikon të vendosë një taksë të jashtëzakonshme për ata që lënë tokat djerrë. Berisha, sot tha se ka një zgjidhje të tijën që do të ishte efikase më shumë sesa gjobitja e fermerëve.

“Një tokë që nuk punohet rrezikon shumë por në këto raste gjithmonë është përdorur ligji i të dhjetave. Ai që ka poseduar tokën se ka marrë kurrë në pronësi por është detyruar ti japë pronarit 1/10 e prodhimit.”- tha Berisha.

Gjithashtu, krydemokrati u zotua se kur demokratët të vijnë në pushtet do anulojnë të gjitha nismat e qeverisë Rama duke nisur nga ligji për investimet strategjike, ndërsa Kryesocialisti premton se do e dërgojë pas hekurave.

sali berisha berisha 5 nentor 2022

Sondazh

Poll