Aktualitet

FOTO/ Lagështia në rrugë shkak për aksidente në vend, 9 të plagosur në Fier, Gjirokastër, Kukës dhe Shkodër

Ndërsa pak minuta më parë u regjistrua një aksident i rëndë në aksin rrugor Vau i Dejës-Bushat ku si pasojë e një aksidenti të trefishtë mbeten të lënduar tre persona njëri prej të cilëve në gjendje të rëndë. 

5 Nëntor 2022, 12:00 Nga e.k
FOTO/ Lagështia në rrugë shkak për aksidente në vend, 9
Pamje nga vendi i ngjarjes

TIRANË- Moti i keq me reshje të dendura shiu që ka përfshirë ditën e sotme vendin tonë është bërë shkak për një numër të lartë aksidentesh, të cilët kanë lënë të plagosur 9 persona, një prej të cilëve është në gjendje të rëndë për jetën.

FOTO/ Lagështia në rrugë shkak për aksidente në vend, 9

Që në orët e mëngjesit u raportua për një aksident në aksin Fier-Mallakstër ku dy makina u përplasen kokë më kokë duke lënë të plagosur dy persona, të cilët fatmirësisht nuk morën lëndime të rënda. 

FOTO/ Lagështia në rrugë shkak për aksidente në vend, 9

Një tjetër aksident u raportua në aksin Tepelenë-Gjirokastër në vendin e quajtur 'Luzat', ku dhe këtu mbetën të plagosur dy persona, drejtuesi i mjetit të njëres prej makinave dhe pasagjeri në mjetin tjetër, 19-vjeçari i identifikuar me inicialet Xh.G. 

FOTO/ Lagështia në rrugë shkak për aksidente në vend, 9

Ndërkohë në Rrugën e Kombit u regjistrua një tjetër aksident i rëndë ku një betoniere u përmbys në rrugë duke lënë të plagosur shoferin që u dërgua në spitalin e Kukësit për ndihmë mjekësore. Si pasojë e aksidentit, rruga u mbush me vajra dhe naftë të derdhura nga mjeti duke u bërë kështu shkak për aksidente të tjera.

FOTO/ Lagështia në rrugë shkak për aksidente në vend, 9

Ndërsa po mëngjesin e sotëm, u regjistrua një aksident i rëndë në aksin rrugor Vau i Dejës-Bushat ku si pasojë e një aksidenti të trefishtë mbeten të lënduar tre persona njëri prej të cilëve në gjendje të rëndë. 

moti i keq ne shqiperi

Sondazh

Poll