Aktualitet

EMRI/ U arrestua si pjesë e një bande droge, gjykata vendos që i riu shqiptar të paguajë vetëm... 1 paund

Kokaj ishte pjesë e një bande kriminale që vepronte në Londër dhe që ishte përgjegjëse për tre 'shtëpi bari' që u gjetën nga Policia. Për këtë akuzë ai u dënua me tre vjet burg në gusht të vitit të kaluar për prodhim kanabisit. 

5 Nëntor 2022, 11:25 Nga e.k
EMRI/ U arrestua si pjesë e një bande droge, gjykata vendos që i
Gjykata e Kurorës së Leeds

BRITANI- Një shqiptar i identifikuar si Andi Kokaj 23 vjeç, i cili u arrestua në gusht të vitit të kaluar pasi akuzohej se ishte pjesë e një bande droge në Britani të madhe do të duhet të paguajë 1 paund për autoritetet.

Kokaj ishte pjesë e një bande kriminale që vepronte në Londër dhe që ishte përgjegjëse për 3 'shtëpi bari' që u gjetën nga Policia. Për këtë akuzë ai u dënua me tre vjet burg në gusht të vitit të kaluar për prodhim kanabisit. Në një seancë dëgjimore në Gjykatën e Leeds Croën, gjyqtari Tom Bayliss vendosi që Kokaj do të paguante vetëm 1 paund, pasi prokuroria tha se ai luajti një rol “të vogël” në sipërmarrjen kriminale. Ndërkohë banda, së cilës i riu i përkiste fitoi rreth 345,000 paund nga trafiku i drogës.

Megjithatë, Kokaj, luajti një “rol më të vogël” dhe paguhej vetëm 80 paund në ditë për pjesën e tij në trafik dhe kështu bëri një fitim financiar prej 1,120 paundësh.

andi kokaj britani

Sondazh

Poll