Aktualitet

SHKAK dyshohet moti i keq/ Aksident në Fier, përplasen 2 makina "kokë më kokë", 3 të plagosur 

Deri më tani raportohet se ka 3 persona të plagosur që janë dërguar me urgjencë për të marrë ndihmën e parë shëndetësore në spitalin e Fierit.

5 Nëntor 2022, 10:31 Nga k.m.
SHKAK dyshohet moti i keq/ Aksident në Fier, përplasen 2 makina
Pamje nga aksidenti

FIER- Një aksident ka ndodhur në aksin Fier-Mallakastër, ku 2 automjete janë përplasur kokë më kokë me njëra-tjetrën, por fatmirësisht nuk ka viktima. Megjithatë deri më tani raportohet se ka 3 persona të plagosur që janë dërguar me urgjencë për të marrë ndihmën e parë shëndetësore në spitalin e Fierit.

NJOFTIMI I POLICISË:

Rreth orës 09:40, në vendin e quajtur “Qafa e Lalarit”, automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin E. R., 45 vjeç, banues në Kuçovë, është përplasur me automjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin K. K., 37 vjeç, banues në Patos.

Hetimet kanë nisur dhe paraprakisht dyshohet se shkak për aksidentin mund të ketë qenë lagështia më rrugë për shkak edhe të reshjeve.

aksident ne fier

Sondazh

Poll