Aktualitet

Sulmi me armë ndaj Ines Hajrulla, kërkohet burg përjetë për Daut Elmazin dhe 128 vite për 4 anëtarët e grupi “Çam”

Daut Elmazi, është nipi i Armando Sulejmani ose “Çipurit” të Vlorës, person ky me precedent penalë dhe pjesë e një fraksioni kriminal që konsiderohet nga policia e qytetit, si grupi i “Çamëve”.

5 Nëntor 2022, 12:03 Nga k.m.
Sulmi me armë ndaj Ines Hajrulla, kërkohet burg përjetë
Ines Hajrulla

VLORË- Kur kanë kaluar 3 vite nga sulmi me armë ndaj Ines Hajrulla dhe dy miqve të tij në Vlorë, pritet marrja e vendimit nga Gjykata e Vlorës. Hetuesja e çështjes së sulmit, Elona Alvora, pak ditë më parë lexoi pretencën për 5 të pandehurit, duke i kërkuar gjykatës deklarimin fajtor dhe dënimin me burgim të përjetshëm të Daut Elmazi. Kjo pasi ky i fundit akuzohet për veprën penale “Vrasje në rrethana cilësuese” në dëm të Ines Hajrulla, Ervis Matodashaj dhe Arbër Shollaj.

Daut Elmazi, është nipi i Armando Sulejmani ose “Çipurit” të Vlorës, person ky me precedent penalë dhe pjesë e një fraksioni kriminal, i njohur si grupi i “Çamëve”, por nuk është i vetmi që do dënohet. Për të njëjtën akuzë, 35 vjet burg është kërkuar për Gentjan Dautaj alias (Zoto), 33 për Igli Memaj alias (Suloti). Ndërsa më pak vite pas qelie është kërkuar për të përfshirët e tjerë në ngjarje.

Pretenca e PROKURORISË

Daut Elmazi burgim i përjetshëm
Gentjan Dautaj 35 vite burgim
Igli Memaj 33 vite burgim
Serxhio Ademi 30 vite burgim
Albano Goxhaj 30 vite burgim
Fatmir Hyseni Pezulluar gjykimi

Prokuroria pretendon se 5 të lartpërmendurit së bashku me Fatmir Hysenin, i njohur si Doqja në 10 Maj 2019 kanë dashur të vrasin Ines Hajrulla, Ervis Matodashaj dhe Arbër Shollaj, teksa këta të fundit ishin duke pirë kafe në një lokal në shëtitoren “Lungomare”. Si pasojë e të shtënave me armë, është plagosur lehtë në këmbë një punonjës i Bashkisë Vlorë, Dajko Canodemaj. Filmimet kanë nxjerrë Inez Hajrullën, i cili shfaqet në pamjet filmike duke qëlluar me armë në drejtim të mjetit “Land Rover”. Por më pas armën ia merr nga dora Ervis Matodashaj. Dy të rinjtë u vunë në pranga pas kësaj ngjarjeje, por Hajrulla shpëtoi pasi arma që kishte përdorur ishte difektoze dhe nuk ishte në gjendje të nxirrte predha. Kjo ekspertizë e liroi nga qelia.

Inez Hajrulla është një person i njohur për botën e krimit në Vlorë, në vitin 2017, Hajrulla mbeti i paralizuar pas një sulmi me tritol që i bënë në makinë.

ines hajrulla daut elmazi

Sondazh

Poll