Aktualitet

Vijon të jetë aktive vatra e zjarrit në malin e Moravës dhe Gurit të Capit. Emergjencat Civile në terren

Reshjet e shiut të rëna mbrëmjen e djeshme duket se nuk kanë qenë të mjaftueshme pasi zjarri është riaktivizuar sërish ditën e sotme. 

5 Nëntor 2022, 11:02 Nga e.k
Vijon të jetë aktive vatra e zjarrit në malin e Moravës dhe
Mali i Moravës

KORÇË- Vijon të jetë aktive vatra e zjarrit në Malin e Moravës dhe në zonën e njohur si Gurit të Capit. Reshjet e shiut të rëna mbrëmjen e djeshme duket se nuk kanë qenë të mjaftueshme pasi zjarri është riaktivizuar sërish ditën e sotme. Ndërkohë Emergjencat Civile janë në terren së bashku me zjarrfikës dhe forca ushtarake.

Terreni i thyer malor e bën të vështirë ndërgyrjen me mjete zjarrfikëse prandaj ekipet e ngritura po mundohen ta vënë vatrën e zjarrit nën kontroll me mjete rrethanore.

Mësohet se zjarri është nën kontrollin e zjarrfikësve, të cilët kanë mbërritur në kohë. Kjo është vatra e katërt e zjarrit në qarkun e Korçës. Mësohet se në zonën e Gurit të Capit zjarri vijon të jetë aktiv, ndërsa situata përbën rrezik për punonjësit zjarrfikës pasi në atë zonë mendohet se edhe municione të fshehura që nga koha e luftës.

Sondazh

Poll