Sport

Eshtë operuar të premten, por koreani i Totteenhamit, do të jetë gati për Botërorin…

Sipas ‘The Telegraph’, mjekët e skuadrës së ‘samurajve’, besojnë se ylli i skuadrës aziatike, do të jetë gati me 100% për debutimin e tij në këtë kompeticion botëror

5 Nëntor 2022, 07:38 Nga DOSJA

Eshtë operuar të premten, por koreani i Totteenhamit, do të

ANGLI - I operuar këtë të premte, për të korrigjuar frakturat në katër kocka pranë syve, një dëmtim i pësuar pas një përplasjeje me Chancel Mbemba gjatë ndeshjes së Tottenhamit në Marseille, për raundin e fundit të Champions League, sulmuesi Son Heung-Min do të rikuperohet në kohë, që të mund të të ndihmojë Korenë e Jugut në finalet e Kupës së Botës në Katar.

Sipas ‘The Telegraph’, mjekët e skuadrës së ‘samurajve’, e drejtuar Paulo Bento, besojnë se Son, ylli i skuadrës aziatike, do të jetë gati me 100% për debutimin e tij në këtë kompeticion botëror, në datën 24 kundër Uruguajit, që do të pasohet edhe me ndeshjet ndaj Ganës (28) dhe Portugalinë (2 dhjetor).

Eshtë operuar të premten, por koreani i Totteenhamit, do të

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll