Sport

“Zemërohem, jemi të gjithë fajtorë!” Klopp kritikon Kupën e Botës në Katar dhe këmbëngul se është për arsyen e gabuar

Në më shumë se një shekull futboll në Europë, nuk ka pasur kurrë një sezon si ai që do të fillojë.

4 Nëntor 2022, 20:53 Nga DOSJA

“Zemërohem, jemi të gjithë fajtorë!” Klopp

ANGLI- Në më shumë se një shekull futboll në Europë, nuk ka pasur kurrë një sezon si ai që do të fillojë. Vendimi i FIFA-s për të zhvilluar Kupën e Botës në Katar në nëntor dhe dhjetor, për të shmangur vapën e shkretëtirës, do të ndajë kampionatet kombëtare dhe kupat europiane në një mënyrë që nuk është parë kurrë, përveç në rastin e ngjarjeve dramatike si lufta ose pandemia.

Jurgen Klopp, trajneri i Liverpool ka folur në një konferencë për shtyp të premten, tekniku gjerman u pyet për presionet me të cilat përballen trajnerët dhe lojtarët, të cilët e dinë se një dëmtim në këtë fazë do t’u mohonte atyre mundësinë për të përfaqësuar vendin e tyre në turneun më të madh në futboll.

“E urrej këtë temë! Këto probleme ishin kaq të qarta, ishin kaq të qarta dhe askush nuk e përmendi një herë deri në tre ose katër javë para Kupës së Botës. Dhe tani papritmas lojtarët dëmtohen dhe ju thoni ‘ai nuk mund të luajë Kupën e Botës, ëoë!”, ka thënë fillimisht Klopp.

“Kjo situatë, lojtarët që dëmtohen në fund të sezonit dhe humbasin Kupën e Botës, nuk është diçka e re. Pas një sezoni të gjatë, kjo ndodh kudo në botë. Por, tani të fillosh Kupën e Botës një javë pas ndeshjes së fundit, ky është një rrezik më i madh. Çmenduri”. Askush nuk kujdeset për ne dhe si e trajtojmë atë. Ju më bëni pyetjen tani.

Çfarë mendoni se duhet të bëj? A duhet t’i pyes lojtarët përpara Southampton apo Derby-t? A doni vërtet të luani?” Ne jemi të gjithë fajtorë, dhe ju më shumë se unë, që e latë të ndodhë në radhë të parë”.

E.Ç (Dosja.al)

klopp liverpool

Sondazh

Poll