Art&Argëtim

Fustani i nusërisë, peng apo premtim? Erla Mëhilli: Nuk bëra dasmë, në ato vite do na duhej një e madhe

Ajo tha se bashkë me partnerin e saj, Keltis, vendosën të mos bënin dasmë, por që në ato kohë do u duhej një e madhe me shumë njerëz.

4 Nëntor 2022, 22:32 Nga F.M
Fustani i nusërisë, peng apo premtim? Erla Mëhilli: Nuk bëra
Gazetarja Erla Mëhilli

TIRANË- Gazetarja Erla Mëhilli rrëfeu se nuk e ka veshur fustanin e bardhë, por që këtë ëndërr ia sjellë ndërmend një këngë. Gjatë rubrikës ‘1 jetë, 5 këngë’ në programin e pasdites me Ermal Peçin në Abc, Erla Mëhilli tregoi se pas këngës ‘November Rain’ fshihej pikërisht kjo dëshirë. Ajo tha se bashkë me partnerin e saj, Keltis, vendosën të mos bënin dasmë, por që në ato kohë do u duhej një e madhe me shumë njerëz.

“Për fat të keq nuk e kam veshur fustanin e nusërisë. Ishte e të dyve me Keltin që të mos bënim dasmë. Në ato vite do të na ishte dashur një dasmë shumë e madhe me shumë njerëz. Bëmë vetëm një festë paksa më të zgjeruar për 1 vjetorin e djalit, e cila u duk si një gjysmë feste për ne të dy meqë s’kemi bërë dasmë. Por në ëndrra e mia kur shihja këtë videoklipin e imagjinoja veten të veshur si Stefania tek ky videoklip,”- tha Mëhilli.

erla mëhilli

Sondazh

Poll