Bota

Festa e çmendur në banesën e saj, del raporti për kryeministren e Finlandës: Ankesat kundër saj hidhen poshtë

Megjithatë, kancelarja e drejtësisë e Finlandës, një zyrë e pavarur përgjegjëse për mbikëqyrjen e ligjshmërisë seprimeve të ministrave, tek e cila çdo qytetar mund të paraqesë një ankesë arriti në përfundimin se ajo nuk kishte neglizhuar përgjegjësitë e saj.

4 Nëntor 2022, 17:22 Nga I.A
Festa e çmendur në banesën e saj, del raporti për
Sanna Marin

FINLANDË- Një hetim zyrtar e ka pastruar Sanna Marin nga sjelljet e pahijshme, pasi një video e zbuluar që tregonte kryeministren 36-vjeçare finlandeze duke kërcyer plot energji dhe duke pirë me miqtë dhe të famshëm, u bë tituj në mbarë botën. Ankesat e shumta drejtuar parlamentit pretendonin se konsumimi i tepërt i alkoolit në festë në gusht do ta kishte bërë Marin, kreun më të ri të qeverisë në botë kur u zgjodh në 2019, të paaftë për të kryer detyrat e saj zyrtare.

Megjithatë, kryesia e drejtësisë e Finlandës, një zyrë e pavarur përgjegjëse për mbikëqyrjen e ligjshmërisë së veprimeve të ministrave, tek e cila çdo qytetar mund të paraqesë një ankesë arriti në përfundimin se ajo nuk kishte neglizhuar përgjegjësitë e saj.

Nuk kishte asnjë arsye për të dyshuar për sjellje të paligjshme në kryerjen e detyrave të saj, apo për ndonjë neglizhencë të përgjegjësive të saj zyrtare, shkroi në vendimin e tij Tuomas Pöysti, kancelari i drejtësisë. Ankesat drejtuar kancelares pretenduan gjithashtu se sjellja e saj ishte e papërshtatshme për një kryeministre dhe se ajo kishte minuar reputacionin dhe sigurinë e Finlandës.

Pöysti tha se ankesat nuk kishin detajuar se cilën detyrë zyrtare dyshohet se dështoi të përmbushte kryeministrja, ose cilat detyra ajo mund të mos kishte qenë në gjendje të përmbushte nëse i kërkohej ta bënte këtë, dhe se ai mund të vlerësonte vetëm "situata konkrete".

Në atë kohë, Marin u tha gazetarëve se ishte e mërzitur që klipet, të cilat ajo e dinte se po filmoheshin, por kishte besuar se do të mbeteshin private, kishin rrjedhur.

"E kalova mbrëmjen me miqtë e mi, u festova, madje edhe në mënyrë të zhurmshme, kërceva dhe këndova," tha ajo.

sanna marin

Sondazh

Poll