Bota

VD/ 'Kthehu në Afrikë', debate të ashpra në parlamentin francez, ndërpritet seanca pasi deputeti me ngjyrë fyhet në baza racore

Kjo shkaktoi debate të shumta dhe replika në sallë, shumë deputetë e quajtën të patolerushme këtë ndërsa deputeti Grégoire de Furnas u shpreh se nuk e kishte me ligjvënësin por me emigrantët e palishëm. 

4 Nëntor 2022, 16:02 Nga e.k
VD/ 'Kthehu në Afrikë', debate të ashpra në
Carlos Martín Bilongo

FRANCË- Dhoma e ulët e parlamentit francez është përfshirë nga debate të forta pasi ligjvënësit me ngjyrë Carlos Martens Bilongo iu kërkua të kthehet në Afrikë nga një anëtar i një partie të ekstremit të djathtë që drejtohet nga Le Pen. Kjo shkaktoi debate të shumta dhe replika në sallë, shumë deputetë e quajtën të patolerushme këtë ndërsa deputeti Grégoire de Furnas u shpreh se nuk e kishte me ligjvënësin por me emigrantët e palishëm. 


Siç shihet edhe në video deputetët replikojnë me njëri-tjetrin ndërkohë që Bilongo ruan qetësinë. Bilongo po pyeste qeverinë në lidhje me një kërkesë të organizatës joqeveritare SOS Méditerranée për ndihmë në gjetjen e një vend strehimi për 234 emigrantët e shpëtuar në det ditët e fundit.

“Nuk ka vend për racizëm në demokracinë tonë. Byroja e Asamblesë Kombëtare do të mblidhet (të premten) dhe do të vendosë për sanksionet”, u tha gazetarëve kryeministrja Elizabeth Bourne.

france parlamenti francez carlos martens bilongo

Sondazh

Poll