Bota

Shkupi nuk gjend qetësi, nxënësit e 4 shkollave marrin sërish e-mailin e alarmit për bombë

Ngjarja është raportuar rreth orës 14:00, ndërsa janë marrë masa për zbardhjen e rastit. 

4 Nëntor 2022, 16:33 Nga a.l
Shkupi nuk gjend qetësi, nxënësit e 4 shkollave marrin
foto ilustruese

MAQEDONI E VERIUT- Katër shkolla në Shkup janë kërcënuar sot në e-mail se do të sulmohen me bombë. Ngjarja është raportuar rreth orës 14:00, ndërsa janë marrë masa për zbardhjen e rastit. 

Menjëherë pas denoncimit të marrë, nga nëpunësit policorë janë ndërmarrë masa për evakuimin e suksesshëm të shkollave. Në vijim janë kontrollet antiterroriste dhe janë duke u ndërmarrë masa për zbardhjen e rastit”, konfirmuan për MIA-n nga MPB.

Kjo nuk është hera e parë që gjimnazet dhe shkollat në Shkup alarmohen për bombë. Deri më tani janë raportuar mbi 8 raste, ku kërcënuesit u dërgojnë nxënësve e-maile, se do të sulmohen me bombë. Në këto raste janë marrë masa për pezullimin e mësimit dhe neutralizimin e godinave të shkollës për të siguruar nxënësit dhe banorët e zonës. /Dosja.al

 

 

policia maqedonase alarm per bombe ne shkup oliver spasovski

Sondazh

Poll