Bota

Infermierja rrahu të moshuarën/ Merren masa, mbyllet Shtëpia e Pleqve “Orenda”

Sipas njoftimit, vendimi ka ardhur pas inspektimit dhe pas dorëzimit të raportit tek Komisioni Licencues.

4 Nëntor 2022, 16:05 Nga a.l
Infermierja rrahu të moshuarën/ Merren masa, mbyllet Shtëpia e
foto ilustruese

PEJË- Ministria e Financave ka njoftuar se ka hequr licencen për qendrën “Orenda” në Pejë, aty ku e moshuara Minisre Nura u dhunua dhe u keqtrajtua nga infermierja Aurona Pelaj dhe 3 punonjëse të tjera. Sipas njoftimit, vendimi ka ardhur pas inspektimit dhe pas dorëzimit të raportit tek Komisioni Licencues. Pas takimit urgjent është marrë vendim për heqjen e licences dhe janë dhënë 24 orë afat për t’i njoftuar familjarët.

Derisa deri më 7 nëntor ditë e hënë ka afat për mbylljen e aktivitetit.

NJOFTIMI I PLOTË:

Revokohet licenca e subjekit “Orenda”. Pas publikimit të pamjeve të sulmit fizik ndaj të moshuarës në subjektin “Orenda” në Pejë, Njësia e Inspektimit të Shërbimeve Sociale ka bërë inspektimin e menjëherëshëm të vendit të ngjarjes, si dhe intervistimin e stafit të qendrës dhe dëshmitarëve të rastit.

Me përmbylljen e raportit të inspektimit, i njëjti i është dorëzuar sot Komisionit Licencues, i cili ka mbajtur një takim urgjent ku është marrë vendim që subjektit “Orenda” t’i revokohet licenca për ofrimin e shërbimeve sociale.

Sipas vendimit të Komisionit, subjekti në fjalë është i obliguar që brenda një afati 24 orësh t’i njoftojë familjarët e rezidentëve lidhur me vendimin, kurse deri më datë 7 nëntor (e hënë) obligohet të dorëzojë licencën dhe të mbyll aktivitetin e ofrimit të shërbimeve sociale.

Keqtrajtimi i të moshuarës në qendrën "Orenda" në Pejë ka tronditur opinionin publik. Në videon e publikuar dy ditë më parë në rrjet shihet sesi e ëma e një dëshmori të UÇK-së, Taulant Nurajt, Minire Nuraj goditet me shuplaka dhe përplaset pas murit nga infermierja Aurona Pelaj. Debati ka përfshirë edhe Shqipërinë në lidhje me situatën nëpër qendrat e kujdesit të të moshuarve.

dhunohet e moshuara ne peje qendra orenda

Sondazh

Poll