Bota

Prostituimi i 12-vjeçares në Greqi, shpallet në kërkim elektriçisti 43-vjeçar

Në fakt, 43-vjeçari në tentativë për të hedhur hi në sytë e autoriteteve është paraqitur vullnetarisht tek “Të miturit” e Policisë së Atikës dhe ka thënë se thjesht po bisedonte me vogëlushen përmes aplikacionit online.

4 Nëntor 2022, 17:13 Nga I.A
Prostituimi i 12-vjeçares në Greqi, shpallet në kërkim
Foto ilustruese

GREQI- Pas përfundimit të operacionit të Policisë për gjetjen dhe arrestimin e tre burrave që dyshohet se takuan nxënësen 12-vjeçare dhe e dhunuan, vijojnë hetimet nga autoritetet në Atikë dhe në zonën më të gjerë të Korinthit për të gjetur dhe arrestimi i personit të katërt për të cilin është lëshuar urdhër-arresti. Protothema.gr shkruan se sipas informacioneve, bëhet fjalë për një elektricist 43-vjeçar që punon në anije, i pamartuar dhe që dyshohet se ka lënë një takim dhe ka rënë në kontakt me nxënësen 12-vjeçare nga Colonos.

Personi në fjalë është në kërkim nga policia pas urdhrit të arrestit të lëshuar ndaj tij. Prej natës së mbrëmshme autoritetet kanë nisur të krehin zonën e Korinthit, ku sipas informacioneve i është lëshuar letërnjoftimi për gjetjen e tij. Në fakt, 43-vjeçari në tentativë për të hedhur hi në sytë e autoriteteve është paraqitur vullnetarisht tek “Të miturit” e Policisë së Atikës dhe ka thënë se thjesht po bisedonte me vogëlushen përmes aplikacionit online. Por, provat e marra nga analizat e Laboratorëve të Mjekësisë Ligjore të Policisë Helenike dhe identifikimi i viktimës e rrëzuan atë dhe çuan në lëshimin e urdhër-arrestit .

Ndërsa pjesa tjetër e të arrestuarve është S.A, 39 vjeç, shoqërues sigurie nga Neo Heraklioni, i divorcuar dhe babai i një djali 9-vjeçar, I.D, 35-vjeçari me të ardhura nga Korydallos dhe 56-vjeçari AM nga Ilioni, i martuar baba i një fëmije 10 vjeç, punonjës supermarketi.

Ngjarja u zbulua rreth 1 muaj më parë nga tezja e së miturës e cila kishte vënë re sjelljen e saj të dyshimtë dhe në momentin që i kishte marrë telefonin kishte zbuluar të gjitha mesazhet, fotot dhe videot e shkëmbyera me 53-vjeçarin i cili dyshohet se fillimisht e ka pvrdhunuar të miturën në disa raste dhe më pas ka nisur ta prostituojë te klientë të ndryshëm kundrejt pagesës. Ajo që e bën ngjarjen edhe më të rëndë është zbulimi se dhe nëna e 12-vjeçares rezultoi e përfshirë në prostituimin e së bijës pasi nga mesazhet e shkëmbyera me 53-vjeçarin dhe bashkëshorten e tij ajo ka kërkuar shpesh shuma tv ndryshme parash në këmbim të heshtjes.

perdhunimi i 12-vjecares ne greqi

Sondazh

Poll