Bota

Po udhëtonin me varkë përgjatë lumit, merren peng 70 turistë në Peru, mes tyre gra shtatzëna dhe foshnje

Grupi indigjen e ka justifikuar këtë veprim duke thënë se i kishte ndaluar turistët në shenjë proteste për mungesën e veprimeve të qeverisë për të trajtuar derdhjet e naftës në lumë. Kanë qenë turistët ata që kanë vënë alarmin për ndalimin e tyre. 

4 Nëntor 2022, 17:19 Nga e.k
Po udhëtonin me varkë përgjatë lumit, merren peng 70
Punëtorët që përpiqen të ndalojnë rrjedhën e naftës në lumin Cuninico

PERU- Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Peru ku bëhet me dije se një grup turistësh i përbërë nga 70 persona, të cilët janë me origjinë Franca, Britania, Zvicra, Spanja dhe SHBA-ja po mbahen peng nga një grup indigjen pasi u kapën gjatë një udhëtimi me varka në një degë të lumit Marañón. 'The Guardian' shkruan se mes grupit të turistëve ka dhe gra shtatëzëna dhe foshnje.

Grupi indigjen e ka justifikuar këtë veprim duke thënë se i kishte ndaluar turistët në shenjë proteste për mungesën e veprimeve të qeverisë për të trajtuar derdhjet e naftës në lumë. Kanë qenë turistët ata që kanë vënë alarmin për ndalimin e tyre. 

“Sa më shpejt të dëgjohen, aq më shpejt do të na lënë të shkojmë. Më ndihmoni të shpërndajmë, jemi mirë fizikisht. Më ndihmoni t’i ndihmoj të dëgjohen”, ka shkruar ajo në Facebook.

Trujillo tha se grupi i tij kishte marrë “masën radikale” në një përpjekje për të ushtruar presion ndaj qeverisë për të dërguar një delegacion për të vlerësuar dëmin mjedisor nga derdhja e 2,500 tonë naftë bruto në lumin Cuninico më 16 shtator. Të arrestuarit do ta kalonin natën brenda anijes ndërsa prisnin një zgjidhje për situatën, shtoi ai, ndërsa tha se do të kthehej në varkë të premten për të shqyrtuar nëse do t’i lironte ata.

“Ne duam të tërheqim vëmendjen e qeverisë me këtë veprim, ka të huaj dhe peruan, janë rreth 70 njerëz,” tha ëatson Trujillo, udhëheqësi i komunitetit Cuninico, për radion RPP.

Policia ende nuk ka bërë deklaratë në lidhje me ngjarjen. Komunitetet indigjene kanë bllokuar tranzitin e të gjitha anijeve në lumë në shenjë proteste kundër derdhjes, e cila u shkaktua nga një çarje në tubacionin e naftës Norperuano. Më 27 shtator, qeveria shpalli një gjendje të jashtëzakonshme 90-ditore në rajon, i cili është shtëpia e komuniteteve Cuninico dhe Urarinas dhe ku jetojnë rreth 2,500 njerëz indigjenë.

peru merren peng turistet ne peru

Sondazh

Poll