Politike

Votimi i emigrantëve në zgjedhje, Celibashi: Nuk është rregulluar sistemi, kush do të votojë të vijë në Shqipëri

Votimi i emigrantëve mund të funksionojë për zgjedhjet e vitit 2025.

4 Nëntor 2022, 11:24 Nga A.B
Votimi i emigrantëve në zgjedhje, Celibashi: Nuk është
Ilirjan Celibashi

TIRANË- Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi pranoi se sistemi i votimit për emigrantët nuk është rregulluar. Në një konferencë me gazetarët, ai u shpreh se shqiptarët që jetojnë jashtë vendit duhet të vijnë në Shqipëri për të votuar. Celibashi deklaroi se mbase në vitin 2025 do të rregullohet ky problem. 

Pyetja: Vota e emigrantëve, pati tentativa por nuk u bë dot. Në 14 maj 2023 emigrantët shqiptarë a do votojnë dot aty ku jetojnë? 

Celibashi: Nuk është e garantuar dhe nuk ka rregullim, nëse duan që të votojnë duhet të paraqiten në qendrën e votimit. Do mundohemi që ta rregullojmë për zgjedhjet e 2025-ës. 

zgjedhjet lokale 14 maj 2023 ilirjan celibashi

Sondazh

Poll