Politike

Cila PD do regjistrohet në zgjedhje? Celibashi nuk e ka një përgjigje: Nuk e di, do presim

Celibashi u shpreh se ende nuk e ka një përgjigje për këtë ndaj do duhet të presin deri në shpalljen e listave përfundimtare.

4 Nëntor 2022, 11:21 Nga A.B
Cila PD do regjistrohet në zgjedhje? Celibashi nuk e ka një
Ilirjan Celibashi

TIRANË- Kryetari i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi nuk dha një përgjigje kur u pyet se cila Parti Demokratike do rregjistrohet në zgjedhjet lokale. Ai u shpreh se ende nuk e ka një përgjigje për këtë ndaj do duhet të presin deri në shpalljen e listave përfundimtare.

“Nuk kam asnjë lloj përgjigje, se si do të jetë situata me regjistrimit nuk e dimë. Do ishte jo etike dhe jo korrekte që vendimin ta prezantoja pa e marrë, kur kjo çështje do të jetë për t’u diskutuar do ekzistojë transparenca, për këtë çështje, por nuk është momenti, pastaj secili nga ne ka një opinion”, tha Celibashi.

zgjedhjet lokale 14 maj 2023 ilirjan celibashi

Sondazh

Poll