Politike

Votimi elektronik, Celibashi: Kosto është 3 mld lekë, nëse do i kemi procesin e shtrijmë në 6 Bashki

Në Vorë do të zhvillohet votimi elektronik, e nëse do ketë fonde do të realizohet edhe në Tiranë, Durrës, Vlorë, Elbasan, Shkodër dhe Fier. 

4 Nëntor 2022, 11:13 Nga A.B
Votimi elektronik, Celibashi: Kosto është 3 mld lekë, nëse
Ilirjan Celibashi

TIRANË- Kreu i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi deklaroi se do përpiqen të votimin elektronik ta shtrijnë në 6 Bashki të vendit. Kjo sipas Celibashit, do të bëhet nëse do të ketë fond, i cili shkon në 3 mln lekë. Celibashi tha se në Vorë do të zhvillohet votimi elektronik, e nëse do ketë fonde do të realizohet edhe në Tiranë, Durrës, Vlorë, Elbasan, Shkodër dhe Fier. 

'Në bashkinë e Vorës do të zhvillohet votimi elektronik. Kemi bërë një vëzhgim se në sa bashki do bëhet ky proces, do bëhet në 6 Bashki të tjera. Në ato të mëdha, Tirana, Durrësi, Vlora, Elbasani, Shkodra dhe Fieri. Ne kemi kërkuar nëse partitë politikë dhe nëse janë paratë, do të bëhet në këto bashki. Kostot shkojnë rreth 3 mld lekë, nëse do t'i kemi ato para, votimi elektronik do ta zhvillojmë në këto 6 Bashki, nëse nuk ka para nuk zhvillohet.'- u shpreh Celibashi. 

zgjedhjet lokale 14 maj 2023 ilirjan celibashi

Sondazh

Poll