Bota

"72 orët e ardhshme do të jenë më vështirat në 10 vitet e fundit", Vuçiç biseda gjatë natës me serbët në Kosovë, mbledh nesër qeverinë

Vuçiç pas këtyre telefonatave ka thënë se 72 orët e ardhshme do tv jenë më të vështirat e 10 viteve të fundit kur bëhet fjalë për Kosovën.

4 Nëntor 2022, 10:25 Nga d.a.
"72 orët e ardhshme do të jenë më vështirat
Vucic

SERBI- Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka zhvilluar bisedime dhe telefonata gjatë gjithë natës me serbët e Kosovës në lidhje me situatën e krijuar ditët e fundit.

Sipas Blic, Vuçiç pas këtyre telefonatave ka thënë se 72 orët e ardhshme do të jenë më të vështirat e 10 viteve të fundit kur bëhet fjalë për Kosovën.

"Live dhe me telefon bisedat kanë zgjatur deri në orën 5:30 të mëngjesit të sotëm. Serbët janë të indinjuar. Pika e fundit ishte shkarkimi i drejtorit rajonal të Mitrovicës së Veriut, Nenad Gjuriç, për të cilin Albin Kurti nuk ka asnjë autoritet. Ai nuk mund të zëvendësohet" – thotë një burim i “Blic” i njohur me detajet e bisedës.

Sipas informacioneve të “Blic”, të shtunën do të caktohet mbledhja e Qeverisë së Serbisë, ku do të marrë pjesë edhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Ai do të njoftojë anëtarët e Qeverisë për situatën në Kosovë.

Serbët nga Kosova do të kenë edhe një sërë takimesh, ndërsa të shtunën pritet një tubim i madh në Mitrovicë ku do të zbulojnë planin e tyre para qytetarëve.

"Do të jenë 72 orët më të vështira në 10 vitet e fundit dhe në ditët në vijim shumë gjëra do të bëhen më të qarta" – përfundon burimi.

Gjatë ditës së djeshme kryeministri i Kosovvs njoftoi pezullimin nga detyra të drejtorit të policisë në Mitrovicës Nenad Gjuriç për shkak se ky i fundit nuk ka pranuar që të zbatojë vendimin e qeverisë së vendit për dhënien e qortimeve për riregjistestrimin e targave.

aleksander vucic tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll