Bota

E shkuara problematike e Nenad Gjuriç, "bëmat" e kryepolicit serb të pezulluar nga qeveria Kurti

Kjo nuk është hera e parë që Gjuriç pezullohet nga posti i tij pasi dhe më parë është pezulluar për moszbatim të vendimeve dhe urdhrave të qeverisë së Kosovës në lidhje me krimin e organizuar në Mitrovicë. Kjo përfshinte dhe personat e sanksionuar nga SHBA si Milan Radoiçiç dhe Zvonko Veselinoviç.

4 Nëntor 2022, 09:29 Nga d.a.
E shkuara problematike e Nenad Gjuriç, "bëmat" e
Gjuriç

KOSOVË- Ditën e djeshme u pezullua nga puna drejtori rajonal i Policisë së Kosovës në Mitrovicën Veriore, Nenad Gjuriç,pasi nuk pranoi të zbatonte vendimin e qeverisë së Kosovës për targat.

Kjo nuk është hera e parë që Gjuriç pezullohet nga posti i tij pasi dhe më parë është pezulluar për moszbatim të vendimeve dhe urdhrave të qeverisë së Kosovës në lidhje me krimin e organizuar në Mitrovicë. Kjo përfshinte dhe personat e sanksionuar nga SHBA si Milan Radoiçiç dhe Zvonko Veselinoviç.

Gjuriq njihej edhe për afërsinë me partinë politike serbe pro-ruse DSS.

Komandanti i Policisë së Kosovës për Rajonin e Mitrovicës Veriore Nenad Gjuriç, i njohur me pseudonimin “Gjuro”, ka qenë pjesë e MUP-it serb në Zveçan, ku ka vepruar si operativ i kësaj strukture ilegale.

Ai raportohet se ka qenë i dëbuar nga Akademia Policore e Serbisë për shkak se ka dështuar në testin psikik për disa herë me radhë. Në fillim të vitit 1999, ai ka qenë i angazhuar si pjesë rezervë e SUP-it (Sekretariatit të Punëve të Brendshme) të atëhershëm serb në Mitrovicë dhe ka figuruar në listat e pagave deri në vitin 2001.

Gjatë vitit 2000 Gjuriç iu ka bashkuar grupit ekstremist “Rojat e Urës”. Pas emërimit të tij si Komandant i Stacionit të Policisë së Kosovës në Zveçan, ai ishte përfshirë në veprime kriminale duke pranuar ryshfet nga kontrabandistët e naftës.

Nuk është hera e parë që Gjuriq është shkarkuar nga pozitat udhëheqëse në Policinë e Kosovës, pasi edhe më parë ishte shkarkuar nga pozita e komandantit për shkak të refuzimit të urdhrave nga vijat komanduese në Policinë e Kosovës. Pas pezullimit, këtij i është dhënë vendimi për fillimin e punës në MUP-in serb në Zveçan.

Pas këtij shkarkimi, Gjuriç ka përfituar një banesë nga komuna ilegale e Mitrovicës së Veriut. Gjatë kësaj kohe ai ishte anëtarë aktiv i Partisë së Re Demokratike të Serbisë (DSS) të Vojisllav Koshtunica, kryetar i së cilës për Mitrovicën Veriore ishte Marko Jakshiç, i njohur për lidhjet dhe qëndrimet e tij pro-ruse.

Pas arritjes së Marrëveshjes së Brukselit mes Kosovës dhe Serbisë për integrimin e serbëve në Policinë e Kosovës, Nenad Gjuriç ishte emëruar Komandant i Stacionit Policor të Zveçanit, ndërsa përsëri ishte pezulluar në vitin 2013 për mosveprim në urdhrin për largimin e Aleksandçr Vulinit nga veriu i Kosovës, kur ky i fundit po qëndronte pa leje të organeve kompetente të Republikës së Kosovës.

Sipas burimeve të KosovaPress-it në institucionet e sigurisë, në shenjë falënderimi për bashkëpunimin e Gjuriç me strukturat kriminale serbe dhe mos pengimin e aktiviteteve të krimit të organizuar në veri të Kosovës, para vitit 2017, Milan Radoiçiç i kishte ndërtuar Gjuriçit një vilë afër Liqenit të Ujmanit, në pjesën që është në territorin e Serbisë. Ndërsa Zvonko Veselinoviç i kishte dhuruar atij një automjet të tipit “Peugeot 406” dhe i kishte paguar pushimet verore në Budva të Mal të Zi, në vlerë rreth 6.200 euro.

 nenad gjuriç shkarkohet nenad gjuric reciprociteti i targave kosove-serbi

Sondazh

Poll