Bota

Flet djali i së moshuarës së dhunuar në Pejë: Nëna do të vijë me mua në Belgjikë

Në lidhje me ngjarjen ka folur dhe një nga djemtë e së moshuarës, i cili aktulaisht jeton në Belgjikë, i cili tha se për momentin ia ka lënë në dorë drejtësisë të merret me çështjen.

4 Nëntor 2022, 09:20 Nga d.a.

Flet djali i së moshuarës së dhunuar në Pejë: Nëna

KOSOVË- Dhunimi i së moshuarës në qendrën 'Orenda' në Pejë shkaktoi reagime të shumta jo vetëm në Kosovë dhe Shqipëri por në të gjithë botën pasi lajmi u përhap në të gjitha mediat.

Në lidhje me ngjarjen ka folur dhe një nga djemtë e së moshuarës, i cili aktulaisht jeton në Belgjikë, i cili tha se për momentin ia ka lënë në dorë drejtësisë të merret me çështjen.

“Mua më morën në telefon. E rëndësishme për mua të vij këtu se unë jetoj në Belgjikë, nëna do të qëndrojë me mua këtu në Kosovë, në Bekgjikë do të shkojmë pasi të bëhen procedurat ligjore. E kam vendos që nëna kurrë të mos jetë e tjetërkujt, përveç se e imja dhe e motrës time”, tha djali i saj.

Keqtrajtimi i të moshuarës në qendrën "Orenda" në Pejë ka tronditur opinionin publik dje pas videos së publikuar në rrjet ku e ëma e një dëshmori të UÇK-së, Taulant Nurajt, Minire Nuraj kishte rënë pre e dhunës shtazarake nga kujdestarja Aurona Pelaj. Infermierja Aurona Pelaj bashkë me 2 nga shoqet e saj është arrestuar ndërsa në hetim është vajza e katërt. Debati ka përfshirë edhe Shqipërinë në lidhje me situatën nëpër qendrat e kujdesit të të moshuarve.

minire nura aurona pelaj dhunohet e moshuara ne peje

Sondazh

Poll