Analiza e DW: Procesi i Berlinit dhe “dronët” mbi Serbi
Takimi Serbia vendosi forcat e saj të armatosura në gatishmëri të lartë, sepse në zonën kufitare kosovaro-serbe janë...
Eshtrat e të vdekurve u lanë aty ku ishin groposur, ndërsa Qeveria ende nuk ka specifikuar saktësisht se sa gurë varri të anëtarëve të bandës janë shkatërruar.
SAN SALVADOR- Qeveria e El Salvadorit po shkatërron gurët e varreve të anëtarëve të bandave, të tilla si MS-13, për të parandaluar shndërrimin e tyre në vende kulti. Po ashtu, kërkon edhe që të përcjellë një mesazh,
"Në këtë vend, nuk ka më vend për bandat,"-kështu u shpreh zëvendësministri i Drejtësisë Osiris Luna, duke shpjeguar se shkatërrimi i gurëve të varreve ka për qëllim të parandalojë anëtarët e bandave të "nderojnë" bashkëpunëtorët e tyre të vdekur. Gurët e varreve u vandalizuan të martën dhe të mërkurën, në mes të festës së Ditës së Gjithë Shenjtorëve, në një varrezë komunale në qytetin Santa Tecla, dhjetë kilometra në perëndim të kryeqytetit San Salvador.
Que el mundo entero se de cuenta que las pandillas han sido derrotadas hoy por hoy no valen ni muertos, tumbas q representaban un poder a causa del temor infundido por grupos delincuenciales quedaron en la basura.
— ????????????DULCE BOMBOM ???????????? (@DulceBombom2007) November 4, 2022
Décadas de muertes, asesinatos,extorsiones#GuerraContraPandillas pic.twitter.com/X5zalrzFyh
Eshtrat e të vdekurve u lanë aty ku ishin groposur, ndërsa Qeveria ende nuk ka specifikuar saktësisht se sa gurë varri të anëtarëve të bandës janë shkatërruar. Zëvendësministri i drejtësisë ngarkoi pamjet që tregojnë disa gurë varri që lexojnë MS-13, akronimi i bandës "Mara Salvatrucha", ndër më të dhunshmit dhe më të pamëshirshmit në El Salvador.
Luna u kërkoi qytetarëve të tregojnë vendndodhjen e gurëve të varreve të anëtarëve të bandave që nuk janë gjetur ende, në mënyrë që t'i shkatërrojnë dhe ato. Më shumë se 55,000 të dyshuar "mareros", anëtarë të bandave janë arrestuar në vendin e Amerikës Qendrore që kur Presidenti Naguib Bukele u shpalli "luftë" në fund të marsit.
Pas një serie prej 87 vrasjesh që i atribuohen bandave, kreu 40-vjeçar i shtetit i kërkoi Kongresit, i cili kontrollohet nga partia e tij "Ide të Reja", të miratojë vendosjen e një gjendjeje të jashtëzakonshme, duke pezulluar të drejtat kushtetuese. Operacioni në shkallë të gjerë i ka dhënë presidentit popullaritet rekord në shtetin prej 6.5 milionë banorësh, pavarësisht kritikave nga grupet e të drejtave të njeriut, të cilat kanë theksuar pezullimin e pothuajse të gjitha garancive ligjore dhe burgosjen e shumë të pafajshmëve.
Që kur Bukele mori detyrën në qershor 2019, shkalla e vrasjeve në El Salvador është më shumë se përgjysmuar. Vitin e kaluar, media vendase dhe ndërkombëtare publikuan raporte se ulja ishte pjesërisht për shkak të negociatave sekrete të qeverisë me drejtuesit e burgosur të bandave, të cilat mohohen kategorikisht nga shteti.
Bandat, veçanërisht MS-13, u krijuan në SHBA pas valës së emigracionit në Amerikën e Veriut për shkak të luftës civile në El Salvador (1979-1992). Më pas, dëbimet masive të kriminelëve nga autoritetet amerikane në këtë vend dhe në shtetet e tjera të Amerikës Qendrore shkaktuan metastazën e veprimit të tyre.
Autoritetet në San Salvador vlerësojnë se MS-13, banda rivale "Barrio 18" dhe organizata të tjera më të vogla kriminale kanë një total prej rreth 70,000 anëtarësh. Qeveria e El Salvadorit po ndërton aktualisht një burg gjigant me një kapacitet nominal prej 40,000 për të vendosur atje të gjithë kriminelët dhe fajtorët.
Takimi Serbia vendosi forcat e saj të armatosura në gatishmëri të lartë, sepse në zonën kufitare kosovaro-serbe janë...
Raketa KINË- Ky rast do jetë i dyti në katër vite! Mediat njoftojnë se një pjesë e madhe e raketës kineze q&eu...
Senatoret Dy senatorë amerikanë u takuan të enjten me familje ukrainase në kryeqytetin e vendit Kiev dhe premtuan mbështetje t&eum...
Njerezit ne rruge BUCHA, Ukrainë – Personi i parë mbërriti në orën 7:27 të mëngjesit. Ushtarët rusë i mb...
Ushtar Udhëheqësit talibanë të Afganistanit shpallën një amnisti të përgjithshme për ish-armiqtë e tyre q...
Volodymyr Zelenskyy UKRAINË- Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, ka akuzuar Kremlinin se po i drejtohet “terrorizmit energjeti...
Kampi ANGLI- Një adoleshent dyshohet se u përdhunua nga një burrë rreth të 30-tave në një hotel që përdorej p&...
Suella Braverman ANGLI- Ministrja e Brendshme Suella Braverman ka konfirmuar se po ndërmerren hapa për të përmirësuar "menjëh...
Titulli i medias spanjolle KOSOVË- Disa media spanjolle kanë ndjekur të njëjtën linjë si ato serbe sa i përket pasqyrimi...
Deti i Zi Një marrëveshje historike për të lejuar eksportet e drithërave nga Ukraina, e cila filloi sërish funksionimin t&eum...