Bota

Rast i veçantë/ Rezultoi pozitiv me COVID-19 për 411 ditë, i moshuari shërohet nga virusi

Shpresat që ai t’i mbijetonte virusit famëkeq ishin të vogla, pasi sisitemi imunitar i 59-vjeçarit ishte i dobët, kjo pasi më herët kisgte kryer edhe një transplant të veshkës.

4 Nëntor 2022, 09:27 Nga a.l
Rast i veçantë/ Rezultoi pozitiv me COVID-19 për 411 ditë,
foto ilustruese

BRITANI E MADHE- Një pacient i infektuar nga pandemia e koronavirusit, i cili rezultoi pozitiv për plot 411 ditë, më në fund u "negativizua". Sipas mediave të huaja, mjekët thanë se pacienti kishte luftuar për të hequr qafe një variant të hershëm të infektimit, i cili nuk iu nda për më shumë se një vit. Shpresat që ai t’i mbijetonte virusit famëkeq ishin të vogla, pasi sisitemi imunitar i 59-vjeçarit ishte i dobët, kjo pasi më herët kisgte kryer edhe një transplant të veshkës.

Mjekët në Guy's dhe St Thomas' dhe NHS Foundation Trust thanë se 59-vjeçari britanik, i paidentifikuar, mendohet të jetë një nga pacientët që ka pasur infeksionin më të gjatë të COVID-19.

Po ashtu, sipas mediave të huaja, raste të tilla të luftës me virusin e famshëm kanë qenë të shumta por nuk ka patur të mbijetuar. Më herët, një person që ishte infektuar me Covid për 505 ditë, ia doli të negativizohej por më pas vdiq. Për të ndihmuar në trajtimin e pacientit, mjekët zbuluan infeksionin e vazhdueshëm të pacientit duke analizuar gjenetikën e llojit të virusit që ai mbante. Por nuk ia dolën ta ndihmonin./ Dosja.al

i moshuari ne londer i shpeton covid-19

Sondazh

Poll