Aktualitet

Banorët denoncojnë deputetin socialist për ndërtim pa leje në Tiranë: Robert Bitri erdhi fshehurazi… (VIDEO)

29 Gusht 2019, 11:51 Nga DOSJA
Banorët denoncojnë deputetin socialist për ndërtim pa leje

TIRANE- Banorët e njësisë Nr1 në kryeqytet kanë denoncuar deputetin socialist, Robert Bitri për shtesën e një ndërtese për të cilën pretendojnë se është pa leje. Sipas njërit prej banorëve, që pretendon se është edhe pronar i truallit, është komunikuar nga vetë bashkia e Tiranës se është pa leje por që punimet në ndërtesë vijojnë. Ai thekson në migrofonin e Fax News se shtesa po bëhet në katin e fundit të një pallati 7 katësh në pronësi të Robert Bitrit.

“Unë jam pronar i truallit dhe gjithashtu banor këtu. Kam bërë një kërkesë tek IKMT e bashkisë qëndrore, dhe më thanë se pas një muaj vjen përgjigja. Në të njëjtën kohë marr edhe policinë bashkiake, përkohësisht i ndalojnë punimet dhe sapo largohen policët, rifillojnë sërish. Këtë e kam bërë për tre herë me radhë. Ndërtesën po e bën Robert Bitri, ai është rponari. Kishte një javë ndërprerje të punimeve nuk e di për çfarë arsyeje, por që kanë nisur sërish. Po bëhet një shtesë në një pallat që është po i deputetit Robert Bitri. Ai po punon në fshehtësi. Ne do ta ndjekim këtë në rrugë gjyqësore duke e denoncuar së pari në Polici dhe në Prokurori gjithashtu. Punimet në ndërtesë kanë filluar prej rreth një muaji. Po ndërohet një kat shtesë në një pallat 7 katësh që është në pronësi të deputetit. Nuk kemi pasur asnjë përgjigje të formës së prerë zyrtare për denoncimet që kemi bërë”, tha qytetari. Marrë nga Faxweb.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ndertim pa leje ne tirane robert bitri ndertim pa leje ne tirane robert bitri

Sondazh

Poll