Aktualitet

PREKËSE/ Prindërit alarmohen për humbjen e 6-vjeçares, vogëlushja u gjet nga polici i ‘Rrugores’, çfarë ndodhi sot (V

29 Gusht 2019, 11:46 Nga DOSJA
PREKËSE/ Prindërit alarmohen për humbjen e 6-vjeçares,

Tiranë- Nga familjarët ishte denoncuar si e humbur një 6-vjeçare në Tiranë. Por pas alarmimit të së ëmës vogëlushja është gjetur nga Policia Rrugore. Mësohet se polici i Policisë Rrugore, duke kryer shërbim në aksin Zogu i zi – Laprakë, ka vënë re një vajzë të vogël, e cila ishte e vetme në rrugë dhe po qante.

Ai menjëherë ka marrë vajzën dhe i ka ofruar ujë e ushqim dhe është përpjekur të mësojë adresën e prindërve duke njoftuar edhe Komisariatin e Policisë Nr. 3, Tiranë.

Patrulla e Policisë së Komisariatit Nr. 3 ka njoftuar kolegun e rrugores se mamaja e vajzës sapo kishte bërë denoncim për humbjen e 6-vjeçares. Vogëlushja tashmë i është bashkuar familjes pas momenteve të ankthit.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet gjendet 6-vjeçarja në tiranë polici gjen 6-vjeçaren gjendet 6-vjeçarja në tiranë polici gjen 6-vjeçaren

Sondazh

Poll