Aktualitet

Mega-operacion në Krujë, arrestohen 19 persona për kultivim hashashi, 7 në kërkim (VD)

29 Gusht 2019, 10:51 Nga DOSJA
Mega-operacion në Krujë, arrestohen 19 persona për kultivim

KRUJË– Janë arrestuar 19 persona dhe 7 të tjerë janë shpallur në kërkim për kultivim kanabisi. Mësohet se ngjarja ka ndodhur gjatë një mega-operacioni në Krujë, ku policia zbarkoi për të zbuluar vepra të kundraligjshme. 

Grupi ishte nën hetim prej tre muajsh dhe vetëm sot janë vënë në pranga 19 persona, pasi akuzohen të kenë kultivuar bimë narkotike në zonën e pyllëzuar të fshatrave Shkretë, Mafsheq, Nojë, Qafë Shtamë, Picrragë, Brret, Borizanë të Bashkisë Krujë.

shtatë të tjerët janë shpallur në kërkim për të njëjtën akuzë. Ndërkohë që si bazë materiale janë sekuestruar 33 aparate celulare dhe 1 armë zjarri e llojit pistoletë. 

Ky Mega Operacioni u zhvillua në vijim të 4 operacioneve të zhvilluara më parë, të koduara “Ndëshkimi 1, 2, 3 e 4”, gjatë të cilëve janë arrestuar 27 persona dhe 2 janë shpallur në kërkim.

Njoftimi i policisë Krujë

Finalizohet Mega Operacioni Policor antikanabis i koduar “Malësia e Krujës”

Në pranga 19 persona për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe 7 të tjerë janë shpallur në kërkim.

Operacioni nga Komisariati i Policisë Krujë, në bashkëpunim me Shërbimet e DVP Durrës, Forcën e Posaçme Opreacionale, FNSH dhe Komisariatin e Policisë Kurbin, nën drejtimin e Prokurorisë së Krujës.

Mega Operacioni në vijim të 4 operacioneve të zhvilluara më parë, të koduara “Ndëshkimi 1, 2, 3 e 4”, gjatë të cilëve janë arrestuar 27 persona dhe 2 janë shpallur në kërkim.

Pas një hetimi 3 mujor me metoda speciale hetimi, Komisariati i Policisë Krujë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, si dhe në bashkëpunim me shërbimet e Drejtorisë së Policisë Durrës e ato të F.L.O-së, finalizuan me sukses Mega Operacionin Policor të koduar “Malësia e Krujës”.

Në funksion të dy procedimeve penale u bë ekzekutimi i masës së sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim, për shtetasit:

Xh. K., 53 vjeç, banues në Picrragë, Krujë;

U bë ndalimi me iniciativë për shtetasin:

Gjithashtu, po në kuadër të dy procedimeve u bë shpallja në kërkim edhe e 7 shtetasve të tjerë, të përfshirë në veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Rrethit Gjyqësor Krujë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për këta shtetas.

Nga tërësia e veprimeve hetimore e procedurale ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kultivuar bimë narkotike në zonën e pyllëzuar të fshatrave Shkretë, Mafsheq, Nojë, Qafë Shtamë, Picrragë, Brret, Borizanë të Bashkisë Krujë, ku në periudha të ndryshme, janë gjetur dhe asgjësuar kubikë të kultivuar me fara kanabis dhe fidanë të dyshuara narkotike Canabis Sativa.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 33 aparate celulare dhe 1 armë zjarri pistoletë zhurmuese.

Matrialet u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen 19 persona kultivim kanabisi mega operacion ne kruje ne kerkim 7 persona arrestohen 19 persona kultivim kanabisi mega operacion ne kruje ne kerkim 7 persona

Sondazh

Poll