Aktualitet

Bosi shqiptari i mafies që i bën ‘zbor’ policisë italiane, në 10 muaj ka ndërruar 3 burgje (FOTO-EMRI)

29 Gusht 2019, 11:23 Nga DOSJA
Bosi shqiptari i mafies që i bën ‘zbor’ policisë

Itali- Ismail Rebeshi është shqiptari që deri më tani i ka bërë ‘zbor’ policisë italiane. Ai është arrestuar së bashku me 12 persona të tjerë, si pjesë e një bande kriminale në janar të këtij viti. Deri më tani për arsye sigurie ai ka ndërruar 3 burgje dhe mbahet në mbikqyrje maksimale nga policia italiane.

Rebeshi nuk komunikim me të burgosur të tjerë, mbahet vetëm dy orë në ajrim në ditë dhe pastaj qëndron i izoluar. Në dhjetë muajt e fundit Rebeshi ka ndryshuar tre burgje: në nëntor Mammagialla ishte mbyllur për shitje ndërkombëtare; në shkurt ai u transferua në Tolmezzo dhe në gusht shpërnguljen e detyruar për të në Kuneo.

Rebeshi dhe shtetasi italian, Giuseppe Trovato, konsiderohen si dy bosët e bandës mafioze, që për dy vite u bënë tmerr në Viterbo, duke kontrolluar gjithë qytetin, të ndihmuar edhe nga bashkëpunëtorët e tyre.

Shqiptari për hetuesit nuk është vetëm shefi i mafies ne këtë zone, por konsiderohet gjithashtu një nga trafikantët më të rëndësishëm të narkotikëve në Italinë Qendrore.

Mbi të në të vërtetë rëndojne dy masa paraprake, njëra e lëshuar nga Gjykata e Romës dhe ajo e  lëshuar në nëntor 2018 nga gjykata ne Cagliari.

Burimi: Il Messagero 

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet bosi shqiptari i mafies i rrezikshmi shqiptar ismail rebeshi bosi shqiptari i mafies i rrezikshmi shqiptar ismail rebeshi

Sondazh

Poll