Aktualitet

Ekzekutoi teknikun Çelaj për kondicionerin, del fotoja e Griseldo Kusit, në kërkim bashkë me të vëllain

29 Gusht 2019, 10:46 Nga DOSJA
Ekzekutoi teknikun Çelaj për kondicionerin, del fotoja e Griseldo

Tiranë- Pas publikimit të fotos së Albano Kusit, një nga djemtë e biznesmenit Bujar Kusi, që mori pjesë në vrasjen e Indrit Celajt, pas një konflikti për kondicionerin, ka dalë edhe fotoja e vëllait tjetër të tij Griseldo Kusit. Edhe ky i fundit akuzohet për vrasjen e të riut.

Deri më tani për këtë ngjarje janë arrestuar Bujar Kusi, 54 vjeç, Edmond Sulën, 43 vjeç, Ferdinand Bakallin 41 vjeç dhe Luan Çakën 36 vjeç, për të cilët Prokuroria ka kërkuar “arrest me burg”. Ndërsa dy vëllezërit Kusi janë në kërkim nga policia.

26-vjeçari, Indrit Çelaj, ndërroi jetë në spital, një ditë pasi u plagos pas një konflikti për kondicionerin me dy djemtë e pronarit të vilës në Tiranë, Bujar Kusin, Griseldin dhe Albanon. Djemtë e Kusit që sipas Policisë janë autorët të cilët e qëlluan Çelajn me një plumb në kokë, janë shpallur në kërkim. Griseldo dhe Albani Kusi janë emra të njohur për botën e krimit, pasi kanë precedentë të mëparshëm penal.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet albano kusi griseldo kusi vrasja e punetorit ne tirane albano kusi griseldo kusi vrasja e punetorit ne tirane

Sondazh

Poll